Bino: Topi e ktheu për arsye politike ligjin e mbetjeve

Megjithëse pranon se ky vendim është një e drejtë që ja rezervon Kushtetuta kreut të shtetit, për zv/ministrin e Mjedisit, Taulant Bino, rikthimi është bërë pa argumente kushtetuese.
“Refuzimi nga Presidenti është një e drejtë kushtetuese e tij. Por refuzimi në mungesë të argumenteve kushtetuese është padyshim një akt i pastër politik në mbështetje të partisë që ka krijuar ose që do të krijojë”, theksoi ai.
Sipas tij “Refuzimi është pengesë e Qeverisë në funksionin e saj ligjor për menaxhimin e mbetjeve sipas standardeve te BE-se, duke lënë në fuqi me ose pa dashje sistemin aktual te menaxhimit që për ministrinë është i mangët. Sipas tij, refuzimi lë në fuqi me ose pa dashje sistemin aktual të menaxhimit të mbetjeve, ndërkohë që PS po kundërshton një ligj të miratuar nga vetë ajo. Refuzimi i ligjit, lë në fuqi nenin 26 të ligjit të mëparshëm, i titulluar leja e importimin. /Start/
2011-10-15 13:57