E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bino kunder Topit Kthen ligjin e mbetjeve per te mbeshtetur partine e re

Kthimi pa argumente kushtetuese akt politik Po pengohet funksionimi i qeverise sipas standardeve te BE-se

Qeveria reagon kunder vendimit te Presidentit te Republikes Bamir Topi per kthimin e ligjit te mbetjeve. Drafti i hartuar dhe me konsulencen e eksperteve te Bashkimit Evropian nuk mori miratimin e kreut te shtetit i cili e riktheu ate serish ne Kuvend per permiresime. Zevendesministri i Mjedisit Taultan Bino e konsideroi kete vendim teresisht politik dhe si nje menyre per te mbeshtetur partine e re qe po krijon Presidenti. Sipas tij kreu i shtetit ka te drejte kushtetuese te ktheje mbrapsht nje ligj por refuzimi pa argumente nuk mund te jete gje tjeter vecse nje akt politik. Ai theksoi se refuzimi eshte pengese e qeverise ne funksionin e saj ligjor per menaxhimin e mbetjeve sipas standardeve te BE-se.

Reagimi i qeverise

Bino kritikoi kreun e shtetit lidhur me vendimin e tij per kthyer mbrapsht ligjin Per menaxhimin e integruar te mbetjeve. Ai sqaroi se draft-ligji eshte ne perputhje te plote me legjislacionin shqiptar te deritanishem nuk shfaq asnje kundershti ne mes dispozitave te tij eshte hartuar me kerkesen ekspertizen e financuar dhe te mbikeqyrur nga Bashkimi Evropian nepermjet projektit INPAEL dhe transponon ne menyre te plote Direktiven Evropiane Kuader per Mbetjet dhe ka marre parasysh dhe sugjerimet e eksperteve me te mire te mjedisit ne Shqiperi. Refuzimi nga Presidenti eshte nje e drejte kushtetuese e tij. Por refuzimi ne mungese te argumenteve kushtetuese eshte padyshim nje akt i paster politik ne mbeshtetje te partise qe ka krijuar ose qe do te krijoje. Refuzimi eshte pengese e qeverise ne funksionin e saj ligjor per menaxhimin e mbetjeve sipas standardeve te BE-se. Refuzimi le ne fuqi me ose pa dashje sistemin aktual te menaxhimit qe per ne te gjithe eshte i manget - deklaroi dje numri dy i Mjedisit. Bino argumentoi se dhe argumentet e PS-se kunder ligjit nuk qendrojne se ka qene vete ajo qe ka miratuar ligjin e vitit 2003. Refuzimi i Presidentit le ne fuqi pikerisht ligjin 9010 te vitit 2003 Per administrimin mjedisor te mbetjeve te ngurta te miratuar nga Partia Socialiste. Le ne fuqi pikerisht nenin 26 te ligjit te mesiperm nen i titulluar Leja e importit ku thuhetse Ne Republiken e Shqiperise ndalohet importimi i mbetjeve per ruajtje depozitim dhe asgjesim. Le ne fuqi gjithashtu Vendimin e Keshillit te Ministrave te vitit 2003 Per miratimin e rregullave dhe procedurave per importimin e mbetjeve per perdorim perpunim e riciklim - sqaroi ai. Bino theksoi se ligji i kthyer nuk eshte ligji i importit te mbetjeve dhe as nuk ka per qellim paresor te lejoje importin e mbetjeve. Perkundrazi shtoi ai ne nenin 48 te tij thuhet se ne Republiken e Shqiperise ndalohet importi i mbetjeve te rrezikshme dhe importi i mbetjeve jo te rrezikshme me qellim ruajtjen ose asgjesimin. Numri dy i Ministrise se Mjedisit duke u mbeshtetur serish ne argumentet ligjore theksoi se ne perputhje dhe me sugjerimet e eksperteve mjedisore ligji shprehet ne nenin 49 pika 5 Kerkuesi i autorizimit te importit te mbetjeve jo te rrezikshme duhet te provoje se jane shfrytezuar te gjitha mbetjet sipas llojit dhe kodit te kerkuar ne vend. Ky nen sipas tij por dhe neni 8 deshmojne perfundimisht se ne rastet e importit behet fjale per lende te pare dhe se kerkesa aprovohet vetem kur jane shfrytezuar mundesite brenda vendit. Pra ligji kerkon ne radhe te pare te menaxhoje mbetjet e vendit duke plotesuar keshtu dhe shqetesimin e Presidentit Topi. Me miratimin e ligjit Per menaxhimin e integruar te mbetjeve Shqiperia behet nje vend me i sigurt. Me miratimin e tij futemi perfundimisht ne rrugen e duhur te menaxhimit te mbetjeve per ti dhene fund hedhurinave ne ane te rruges - ka perfunduar ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›