E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama mbron Topin Veproi drejt per kthimin e ligjit te plehrave

Humbja e integrimit Rama Pakti yne mbetet kushti per bashkepunim

Kreu i PS-se Edi Rama reagoi dje nepermjet nje editoriali Presidenti Plehrat Integrimi i dhjeti ne numer i tij ndaj vendimit te Presidentit te Republikes se Shqiperise Bamir Topi per kthimin per rishikim ne Parlament te draft-ligjit per plehrat te cilin e cilesoi te drejte. Sipas kryesocialistit ligji ka pasoja te renda per ndotjen e vendit duke kundershtuar faktin se ky ligj eshte miratuar nga BE-ja. Presidenti i Republikes ktheu ligjin per importin e plehrave. Dhe beri shume mire. Ai ligj seshte nje ligj per Shqiperine evropiane. As per nje Shqiperi me te paster. Po eshte nje ligj per te gangrenizuar me pasoja te pallogaritshme sot plaget e renda te ndotjes se Shqiperise. Presidenti i Republikes e ktheu mbrapsht ligjin e plehrave qe rrezikojne ta mbysin Shqiperine e perpelitur mes plehrave. Ne e kemi kundershtuar me ze te larte kete ligj dhe do ta kundershtojme perseri edhe me fort - tha Rama. Me tej kreu i PS-se akuzoi qeverine per perfitime me ligjin e plehrave te cilin e cilesoi antievropian e antikombetar. Ketu ne Shqiperi Saliu thote shteti dhe pushteti jane nje e te pandare opozita eshte armiku i Shqiperise i Bashkimit Evropian i botes mbare. Te gjithe duhet ta mesojne se te njejtin ligj me te njejtat argumente kane miratuar ne pseudoparlamentet e tyre qeverite e vendeve te pazhvilluara si Shqiperia te cilat e kane paguar me pas kete lloj ligji me plagosje te tmerrshme mjedisore e pasoja tragjike per njerezit. Ligji i importit te plehrave ne Shqiperine e sotme eshte antikombetar. Eumlshte antievropian. Eumlshte antinjerezor - theksoi ai. Nga ana tjeter ne editorialin e tij lideri i opozites analizoi edhe situaten politike ne vend ku ritheksoi edhe nje here krahas thirrjeve te njepasnjeshme te nderkombetareve per urgjencen e nisjes se dialogut mes paleve se se opozita e ka bere hapin e saj duke propozuar Paktin si baze per axhenden e integrimit. Ne e dime kush eshte pergjegjesia jone dhe i kemi bere hapat tona duke propozuar nje pakt te thjeshte te qarte te mjaftueshem si baze diskutimi per gjetjen e pikave te perbashketa te axhendes se integrimit. Saliu jo. Ai e ka mendjen sesi te hedhe fajin mbi opoziten dhe ta beje Shqiperine vendin e plehrave duke nxjerre fitime edhe nga plehrat e botes e jo vetem nga parate e shtetit nga pasurite publike nga pronat e te tjereve - deklaroi Rama. Ne kete kontekst kreu i selise roze pohoi se kerkesat e BE-se sipas tij jane te ngjashme me ato te opozites dhe se mazhoranca qeverisese nenvizoi Rama thjesht nuk arrin te zgjidhe problemet e ngercin politik qe po kalon vendi. Opozita opozita opozita ne maje te gjuhes per te justifikuar cdo deshtim e krim. Opozita qe bllokoi integrimin me luften per voten e lire nderkohe qe BE-ja thote Ska integrim ska status kandidati ska afrim te metejshem drejt Brukselit pa zgjedhje te lira. Opozita qe shpif nderkohe qe BE-ja thote Korrupsioni eshte ngjitur ne majen e qeverise. Opozita qe nuk voton ligjet me 3/5-at nderkohe qe BE-ja thote Qeveria duhet te krijoje kushtet per nje proces gjitheperfshires. Opozita qe propozon nje pazar te ndyre me 10 pika nderkohe qe BE-ja thote 10 pikat e opozites mund te jene nje baze e mire per te dale nga ngerci - u shpreh ai. Reagimi i djeshem i kreut te PS-se nepermjet editorialit Presidenti Plehrat Integrimi erdhi pas vendimit te marre nga kreu i shtetit Bamir Topi per te kthyer mbrapsht draft-ligjin e plehrave vendim i cili u cilesua nga Rama si i drejte.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›