E Shtunë, 31 Tetor 2026

Humbja e statusit Berisha Rama i vetmi lider opozite ne Ballkan kunder integrimit

Takimi me FRPD-ne Durres Kryeministri Rinia ben qe ora e Shqiperise te ece me oren globale

Kryeministri Sali Berisha u shpreh dje se politika e ndjekur nga kreu i PS-se Edi Rama ne keto dy vitet e fundit eshte e vetmja ne Ballkan sa i perket llojit te saj pasi sipas tij lidershipi socialist po perdor pushtetin e dhene nga populli per te bllokuar ligjet me 3/5 qe perbejne reformat integruese te vendit. Per kreun e ekzekutivit sjellja e kryesocialistit eshte teresisht e kundert me ate te homologeve te tij ne rajon pasi Rama nenvizoi ai po perdor bojkotin parlamentar te ligjeve reformuese per te marre peng kushtetutshmerine e vendit. E verteta eshte qe ne kete periudhe ka nje bllokim te pamohueshem dhe ky bllokim vjen se lidershipi socialist ka vendosur te perdore pushtetin e dhene nga populli si ne asnje vend tjeter te Ballkanit dhe te Evropes per te bllokuar ligjet me tre te pestat. Ne rast se vendet e tjera e moren keshtu e mori Mali i Zi e mori Serbia e moren te gjitha keto vende sepse nuk kane nje opozite qe kerkon te bllokoje vendin e vet ne rrugen e integrimit. Te 12 kerkesat jane qe te gjitha per reformen e integrimit - tha Berisha. I pranishem ne punimet e Forumit Rinor te Partise Demokratike ne qytetin e Durresit me pjesemarrjen e kryetareve te forumeve te te gjitha rretheve Kryeministri theksoi se pavaresisht faktit se opozita nuk eshte e treguar e gatshme per te bashkepunuar me mazhorancen per te votuar ligjet qe do te mundesonin marrjen e statusit te vendit kandidat do te jete kushtetuta ajo qe sipas tij do ti jape garanci qytetareve. Lidershipi socialist kerkon te perdore bojkotin per te marre peng procesin demokratik kushtetutshmerine e vendit por kjo nuk mund te ndodhe kurre. Ai vertete mund te pengoje tre apo 10 ligje me tre te pestat por kushtetuta e cila perben kontraten e qytetareve me shtetin ajo eshte garancia e cdo qytetari ndaj dhe qendrimi yne eshte dhe do te mbetet te jemi shume te hapur karshi tyre por duke ofruar te gjithe fleksibilitetin per reformen zgjedhore te gjithe fleksibilitetin per rregulloren parlamentare ne asnje rast ne nuk do te pranojme te dhunojme parimet kushtetuese te vendit kushtetutshmerine e vendit. Kushtetutshmeria eshte risia e demokracise moderne - pohoi kreu i ekzekutivit. Duke iu referuar raport-progresit te publikuar tre dite me pare nga KE-ja ku vendi humbi mundesine e marrjes se statusit kandidat Kryeministri deklaroi se raporti ishte profesional dhe i paanshem por ajo qe pengoi vendin drejt aspirates se tij evropian edhe kete here sipas Berishes ishte mungesa e gatishmerise per te bashkepunuar nga ana e opozites. Ne kete kontekst Kryeministri theksoi se procesi i integrimit eshte i pakthyeshem dhe eshte procesi me jetik per shqiptaret duke vecuar se 12 rekomandimet e BE-se jane qe te gjitha per reformat e integrimit te vendit ne familjen evropiane.

Takimi me te rinjte demokrate

Ne punimet e djeshme te Forumi Rinor te Partise Demokratike i cili u zhvillua ne qytetin e Durresit ku mori pjese Kryeministri dhe kreu i PD-se Sali Berisha dhe kryetaret e forumeve te te gjitha rretheve u diskutuan planet afatshkurtra dhe afatgjata te ketij forumi te aktiviteteve organizmit si dhe te prurjeve te reja ne forum. Ne fjalen e tij para te rinjve demokrate kreu i ekzekutivit i vleresoi ata per punen perkushtimin dhe kontributin qe kane dhene ne historine e Shqiperise duke specifikuar faktin se te rinjte sipas Berishes jane ato te cilet bejne te mundur qe vendi te ece e te perballoje proceset e integrimit. Burimet natyrore te Shqiperise jane njera ane por pasuria absolute e ketij vendi eshte liria dhe shfrytezimi i saj jeni ju energjite tuaja perkushtimi juaj mendja juaj. Ju faktikisht qe po beni cdo dite e me shume te mundur qe ora e Shqiperise te ece nje me oren globale qe Shqiperia te perballoje proceset e globalizimit proceset e integrimit. Ndaj dhe roli juaj eshte nje rol vendimtar percaktues eshte nje rol qe duhet te vije gjithnje e me shume ne rritje. Faktikisht ju keni qene dhe arkitekte e vertete te gjithe ndryshimeve te medha - u shpreh Berisha. Gjithashtu Kryeministri theksoi se duhet nisur sa me pare puna pergatitore nga forumi ne kuader te zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare ne menyre qe sipas tij shqiptaret te zgjidhin me voten e lire situaten aktuale. Ne duhet te fillojme tani nje pune shume serioze duhet te fillojme nje pune organizative nje pune te nje niveli shume te larte se ajo qe kemi bere deri me sot te nje niveli shume me te kualifikuar. Dhe te shkojme me seriozitetin me te madh duke zbatuar cdo reforme qe ndryshon jeten e qytetareve shqiptare - tha Kryeministri i vendit Sali Berisha.

Berisha prezanton Greta Kocin si nenkryetare te forumit

Gjate punimeve te djeshme te Forumit Rinor te PD-se Kryeministri Berisha prezantoi nenkryetaren e re te forumit nje nga zerat e suksesshem te muzikes shqiptare Greta Koci. Kryeministri shprehu bindjen se besimi i te rinjve si Greta tek Forumi Rinor i Partise Demokratike eshte deshmi e vlerave te qarta qe ky forum mbart ruan kultivon dhe zhvillon.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›