Bino:Një ligj i ri për mbetjet urbane
Menaxhimi i mbetjeve urbane që për Shqipërinë është shndërruar në një situatë problematike, e ka detyruar Ministrinë e Mjedisit që të përgatisë një ligj të ri. Kjo falë edhe një projekti evropian. Zëvendësministri i këtij dikasteri Taulant Bino shprehet se "nga pikëpamja e legjislacionit, nëpërmjet një projekti të huaj, po rishikohet ligji për administrimin e mbetjeve dhe po punohet për hartimin e ligjit të ri, për administrimin e integruar të mbetjeve urbane". Sipas tij, puna për hartimin e kësaj pjese të legjislacionit mjedisor tashmë ka nisur, ndërsa përfundimi i saj pritet të datojë në fund të këtij viti, ose fillim të vitit të ardhshëm. Numri dy i Ministrisë së Mjedisit tha gjithashtu se
"po në kuadër të projektit, po hartojmë dhe planin kombëtar për administrimin e mbetjeve urbane, i cili do të ketë disa shtylla; ajo e politikave, e nevojave që ka vendi, si dhe drejtimet konkrete në administrimin e mbetjeve, duke përcaktuar qartësisht se çfarë do të bëjë Shqipëria në qytete të ndryshme për të zgjidhur çështjen e administrimit të mbetjeve urbane". Bino ka përmendur edhe punën për ndërtimin e landfield-eve të Tiranës në Sharrë, faza e parë e të cilit ka përfunduar si dhe atë të Bushatit. Krahas tyre, ai ka shtuar se ka dhe studime fizibiliteti në qytete të ndryshme, për të zgjidhur çështjen e menaxhimit të mbetjeve urbane.