Farmacitë në Tiranë, pa leje higjiene
Kontrollet e Autoritetit Shëndetësor Rajonal kanë gjetur në gabim disa prej farmacive të kryeqytet. Përgjatë inspektimeve të specialistëve të ASHR-së, është marrë konkluzioni se më shumë se gjysma e farmacive të kontrolluara nuk kanë lejen higjieno- sanitare. Kjo do të thotë se ruajtja e ilaçeve, hapësira e ndarjes së barnave, sipas cilësisë së veprimit dhe kritereve të përcaktuara, nuk bëhet në mënyrë të saktë.
Por jo vetëm kaq, 3 farmaci janë mbyllur për të mos u hapur më të paktën për dy vjet, derisa subjekti privat të ketë përmbushur të gjitha kërkesat dhe të marrë të drejtën e rilicencimit nga Drejtoria e Licencimit në Ministrinë e Shëndetësisë. Po ashtu, janë gjobitur me vlerën 200 mijë lekë të reja, katër farmaci, të cilat nuk kishin dokumentacion dhe nuk plotësonin kushtin për punësimin e një drejtuesi teknik, i cili të ishte diplomuar për sektorin e farmaceutikës.
Kushtet
Sipas Autoritetit Shëndetësor Rajonal, më shumë se gjysma e farmacive të kontrolluara nuk kishin leje higjieno-sanitare.
Vendi ku ruhen, konservohen dhe tregtohen barnat duhet të jetë i ndarë, sipas llojeve të medikamenteve dhe temperaturës që kërkohet nga prodhuesi i farmaceutikës. I njëjti problem për sa i takon ruajtjes së medikamenteve është ngritur pak kohë më parë edhe nga Urdhri i Farmacistëve. Sipas tyre, jo vetëm farmacitë private, por edhe ato shtetërore e madje edhe pavijonet e farmacive të spitaleve të mëdha nuk kanë kushte për ruajtjen e medikamenteve. Por pavarësisht të "metave" apo problematikave, nga inspektimet e kryera ka rezultuar se një pjesë e mirë e barnatoreve kanë respektuar distancën e vendosur nga ligji për vendndodhjen e farmacive. Sakaq, veç tri farmacive të palicencuara që ndodhen brenda ambienteve publike të spitalit universitar "Nënë Tereza", një pjesë e konsiderueshme farmacish janë të vendosura rreth e qark klinikave shëndetësore të lagjeve, poliklinikave dhe spitaleve të mëdha.
Kontrolli i barnave
Veç kontrollit për hapësirën e farmacive, kushteve të tregtimit të barnave, kompetencë e Autoritetit Shëndetësor Rajonal, farmacitë kontrollohen edhe për cilësinë e ilaçeve. Qendra Kombëtare e Tregtimit të Barnave, brenda një viti ka ndëshkuar rreth 50 farmaci për mosplotësim dokumentacioni, probleme të drejtuesit teknik, për shitje dhe tregtim të barnave pa pullë dhe për probleme me licencimin e aktivitetit.
Sipas rregullave, një farmaci duhet të ketë ambient të bollshëm, të pastër, të freskët, të ketë kushte për ruajtjen e medikamenteve në formën e ampulave, të konservuara në shishe.
Ndarja e ilaçeve duhet të jetë në mënyrë të tillë që mos të ketë derdhje, ekspozim të produkteve në diell, përzierje me medikamente të tjera. Ndalohet rreptësisht përzierja e ilaçeve humane me ato të kafshëve, si në farmacitë humane ashtu edhe në shërbimet veterinere. Lorina Mixha
Urdhri i Infermierëve
Infermierët duhet të bëjnë
stazh nga 3 deri në 6 muaj
Infermierët e rinj, të cilët sapo mbarojnë shkollën, nuk mund të nisin punë pa kaluar edhe periudhën e stazhit.
Sipas Urdhrit të Infermierëve është menduar që periudha e stazhit të jetë nga 3 deri në 6 muaj.
Rreth 30% e gjithë infermierëve në kujdesin tonë shëndetësor janë me arsim të lartë, ndërsa synohet që i gjithë shërbimi dhe kujdesi infermieror, profesioni i infermierit në të gjithë vendin të kalojë në nivel universitar. Pjesa tjetër e infermierëve është me kurs të mesëm, apo kurse mbi arsimin e mesëm.
Në të gjithë vendin numërohen rreth 12 mijë infermierë, që janë të shpërndarë në shërbimin parësor, rreth 6600 të tillë, nëpër shkolla, drejtoritë e shërbimit publik, institucionet e shërbimit mendor, si dhe në nivelin spitalor, ku numërohen rreth 4400 infermierë. Që nga 1 janari 2009, infermierët, para se të fillojnë punë, paraqesin një dosje pranë UISH dhe marrin leje për ushtrimin e profesionit, në bazë të ligjit përkatës.
Dalja në profesion të lirë e infermierit, që është dhe një nga detyrimet që rrjedhin nga zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit në fushën e shëndetësisë, është një nga drejtimet e punës së Urdhrit të Infermierëve të Shqipërisë.