Bajerni i Mynihut‘ në gjurmët e Hleb
Bajerni i Mynihut është i gatshëm të shfaqë publikisht interesimin për lojtarin e Barcelonës, Aleksandr Hleb. Sipas mediave gjermane, dy klubet kanë zhvilluar biseda informale rreth transferimit të mundshëm të bjellorusit në "Alianz Arena", gjatë përballjeve në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve. Bavarezët pritet të bëjnë një ofertë zyrtare në "Kamp Nou" dhe arritja e marrëveshjes duket e mundur, sepse Hleb nuk ka arritur të tregojë të gjithë kualitetin e tij me katalanët e Pep Guardiolës.