E Martë, 3 Nëntor 2026

Biodiversiteti në Tomor – Kafshët e egra nën syrin e “kamerave kurth”

Parku Kombëtar në malin e Tomorit është shndërruar prej vitesh në shtëpinë e shumë kafshëve të egra.

Pamjet filmike nga “kamerat kurth”, të vendosura nga specialistët e Agjensisë së Zonave të Mbrojtura (ADZM) tregojnë  tufa me dhi të egra, arinj, drerë dhe ujqër që janë duke u shtuar në numër.

Sipas specialistëve, arinjtë janë shpërndarë në të gjithë territorin e parkut. Në rezervat natyrore, siç janë Bogova dhe zona e Ballollit, në të cilat prej vitesh rritet “derri i egër”, së fundmi është konstatuar edhe prezenca e “ariut të murrmë”, ndërsa një arush me 3 këlyshë është filmuar në zonën mbi fshatin Gjerbës.

Tufa dhish të egra ndodhen më së shumti në zonën e majës veriore të Çukës. “Dhia e egër” jeton prej vitesh në dy habitatet e tij, në pjesën veriore dhe në atë  të parkut. 

Me një sipërfaqe prej 28 mijë hektarësh, mali i Tomorit ka një biodiversitet të pasur dhe vijon të jetë Habitat edhe për shumë kafshë të tjera të egra, siç është ujku.

Ai është kapur si banor i këtij parku nga kamerat në muajin shtator 2023 dhe tufat e tij janë shtuar së tepërmi.

Agjensia e Zonave të Mbrojtura Berat ka tashmë të dhëna të sakta në lidhje me popullatën e kafshëve në malin e Tomorit.

Këto evidenca do t’i shërbejnë specialistëve të Biodiversitetit për të hartuar një varg masash për të ruajtur faunën e këtij ekosistemi.

RTSH

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›