E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biri i eres Carl Lewis ne gare per New Jersey

Dikur dominonte pistat në atletikën botërore, ndërsa tani kërkon të bëjë të njëjtën gjë edhe në politikë. Carl Lewis i cilësuar si i “biri i erës” kur vraponte në pistë, ka nisur një tjetër garë në karrierën e tij, këtë herë për të fituar postin e senatorit të New Jersey.

Ish-atleti amerikan tani në moshën 49- vjeçare është shprehur se do të vrapojë në politikë si kandidat i demokratëve për të ndihmuar fëmijët, të moshuarit dhge familjet në nevojë. "Ju mund të shihni rekordet e mia. Unë garoj vetëm për të fituar”, ka bërë të ditur Lewis.

Nëntë herë fituesi i medaljeve të arta në Lojrat Olimpike vazhdon të praktikojë sportin duke punuar si trajner vullnetar në një shkollë të mesme. Ai është i angazhuar në atletikën botërore, ku muajin e shkuar mori pjesë në ceremoninë për nisjen e shitjeve të biletave për Lojrat Olimpike Londër 2012.

Carl Lewis ka hyrë në histori si një nga atletët më të mirë, ndërsa ka fituar medalje të arta në garat e 100 dhe 200 metrave. Po ashtu ai ka marrë katër medalje të arta radhazi në kërcim së gjati, ndërsa rekordet e tij janë thyer vetëm vitet e fundit.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›