E Diel, 1 Nëntor 2026

Rregjistrimi i popullsise ne Kosove procesi po ecen me shpejtesi

Procesi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Kosovë i filluar me 1 prill është duke vijuar sipas ecurive të parashikuara. Deri tani janë regjistruar pjesa më e madhe e popullsisë në Kosovës në të parin proces të këtij lloji në tre dekada. Mahir Yagcilar, ministër i Administratës Publike tha se regjistrimi i popullsisë mundëson një pasqyrë më reale të gjendje së përgjithshme të qytetarëve në Kosovës.

“Regjistrimi i popullsisë është një çështje statistikore ku grumbullohen të dhënat për shpërndarjen demografike, por gjithashtu edhe për parametrat socio-ekonomikë. Në këtë aspekt edhe  për kualitetin e jetës së çdo qytetari  në Kosovë” tha Yagcilar.

Kryeshefi ekzekutiv i Entit të Statistikave Ibrahim Shabani tha se në dhjete ditë kanë regjistruar  përafërsisht një milionë e gjysmë qytetarë të Kosovës.

Procesit të regjistrimit nuk janë duke iu i nënshtruar serbet në veri  të Kosovës, edhe pse janë bërë të gjitha përgatitjet për këtë proces nga  Zyra për Shërbime Projektuese e Kombeve të Bashkuara UNOPS.

Ministri i Administratës Publik tha se regjistrimi i popullsisë në veriun e Kosovës, nuk mund të fillojë nëse qytetarët serb nuk janë të gatshëm të  bëhen pjesë e këtij procesi. 

Beogradi vazhdimisht është duke i bërë thirrje serbeve të Kosovës ta bojkotojnë  procesin e regjistrimit të popullsisë të organizuar nga Qeveria e Kosovës dhe të monitoruar nga Operacioni Ndërkombëtarë i Monitorimit,  EUROSTAT, Këshilli i Evropës dhe ekspert ndërkombëtar të regjistrimit.

Sala Mustafa

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›