Pirgu nje Verter. I lumtur per rikthimin ne Tirane

Vuajtjet e djaloshit Verter kanë rikthyer Saimir Pirgun në Tiranë. Edhe pse tenori 29- vjeçar vjen nga sukesi i “Flautit Magjik” në La Scala, ai thotë se nuk është larguar asnjëherë nga Shqipëria. Do të interpretojë poetin e ri Verter ne skenën e Teatrit Shqiptar të Operës, një shfaqje që do të ketë premierën më 20 prill. Larg shkëlqimit të Vienës, Milanos e Nju Jork-ut, Pirgu shprehet i lumtur që do të këndojë për publikun shqiptar.
“Të lësh derën e Teatrit të Operas hapur, megjithë mundimet që ka pasur në këto vite Shqipëria, është për mua civilitet. Kur një produksion normal, të mos flasim La Scala, por të një teatri modern siç mund të jetë Gracia apo Bologna, kushton mbi 3-4 miliardë lekë ose 2 milionë. Kështu që është shumë e vështirë për të bërë opera, plus orkestrave dhe stafit... të pretendosh që në Shqipëri bëhet një oper siç është Verteri që është e një vështirësie me të vërtetë shumë të madhe është mrekulli” tha Pirgu.
”Një opera që impenjon një lëmim të madh të vokalit, të frazimit muzikor, të deklamacionit muzikor e të gjitha këto” tha drejtori i TKOB, Zhani Ciko.
“Verter” është një opera më katër akte e kompozitorit Zhyl Masne. Ajo do të vijë si një premierë absolute në Tiranë në regjinë e Patrisia Panton. Krahas Pirgut, në krah të tij do të interpretojnë mexosoprano Vikena Kamenica si dhe Armando Likaj, Eriona Gjyzeli e Ulpiana Aliaj.
Aurela Papadhima