E Diel, 1 Nëntor 2026

Birmania amniston 6 300 të burgosur

Njoftimi në televizionin shtetëror nuk bën të ditur se sa prej të burgosurve që do të falen janë të burgosur politikë.
Por, lajmi vjen vetëm pak orë pasi trupa e re për të drejtat e njeriut në Birmani bëri thirrje për lirimin e të “burgosurve të ndërgjegjes”, të cilët nuk kanë kërcënuar stabilitetin e shtetit.

Të hënën, SHBA-të thanë se nëse Birmania shfaq progres konkret në çështje të tilla si të burgosurit politikë, ajo do t’i përgjigjej.

Shtetet perëndimore aktualisht kanë vendosur sanksione mbi Birmaninë, dhe një nga çështjet kryesore për të cilat akuzohet është ajo e të burgosurve politikë.

Në mbi 2000 të burgosurit politikë në vend, përfshihen gazetarë, aktivistë pro-demokracisë, kritikë të qeverisë etj./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-10-11 13:51
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›