E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva në Itali vonon tragetet në Durrës

Burime zyrtare nga porti detar bënë të ditur se se tragetet janë nisur nga Bari sot rreth orës 04.00, me afro pese orë vonesë krahasuar me oraret normale të lundrimit.

Aktualisht në sheshin përkatës po ankorohet trageti “Riviera Adriatica”, ndërsa pritet të mbërrijnë brenda orës 14.30 edhe tragetet “Bridge” dhe “Ankara”. Të tre tragetet që kanë lundruar mbrëmjen e kaluar nga porti i Barit drejt Durrësit duhet të ankoroheshin në portin detar rreth orës 08.00. /Start/

                                                                                             2011-10-11 14:29
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›