E Diel, 1 Nëntor 2026

Trazirat në Egjipt, dorëhiqet ministri

Beblavi, i cili ishte edhe zëvendëskryeministër, u dorëhoq pas trajtimit që i bëri qeveria protestave të të krishterëve kopt të dielën, raportoi media.

Protesta degjeneroi në përleshje mes ushtrisë dhe forcave të armatosura duke lënë të vdekur 25 persona.
Këshilli Ushtarak ka urdhëruar një hetim të shpejtë të trazirave në Egjipt.

“Rrethanat aktuale janë tepër të vështira dhe kërkojnë një mënyrë tjetër të menduari dhe të punuari”, citohet të ketë thënë ministri para se të shpallte dorëheqjen duke shtuar se qeveria duhet të marrë përgjegjësitë e saj./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-10-11 15:54
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›