E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erdoan-Sarkozisë: Turqia s´është kafshatë e lehtë për t´u kapërdirë

“E shikoni Presidentin Nikolas Sarkozi që në përpjekje për të investuar në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Francë i jep ca këshilla Turqisë. I pari që duhet t’i dëgjojë këshillat e tua jeni vetë ju”, iu drejtua Erdoan Sarkozisë duke i kujtuar prridhën kolonialiste të Francës.

“Ai (Sarkozi) është i ndryshëm në Francë, i ndryshëm në Armeni dhe akoma më i ndryshëm në Turqi. Nuk mund të ketë një lider politik me kaq shumë fytyra. Politika kërkon ndershmëri”, tha Erdoan gjatë një fjalimi të mbajtur gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të partisë së tij.
 
Duke i kujtuar se vërtet ka 600 000 armenë, por po ashtu ka edhe 500 000 turq në Francë, Erdoan e akuzoi Sarkozinë se po shpërfill marrëdhëniet e Francës me Turqinë për llogaritje të tilla të parëndësishme. “Por, ne nuk jemi kafshatë e lehtë për t’u kapërdirë. Mbajtja e titullit burrë shteti kërkon të mendosh për gjeneratat e ardhshme e jo për zgjedhjet e ardhshme. Kur ta kuptojnë realitetin do të jetë tepër vonë për ta”, shtoi Erdoan.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-10-11 14:44
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›