E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mergel- Sarkozi Qeveri ekonomike per Europen

Një qeveri me natyrë ekonomike që do të mblidhet një herë në muaj. Është ky propozimi për Europën nga presidenti francez Nikolas Sarkozi dhe kancelarja gjarmane Angela Merkel. “Propozimi do ti dërgohet që nesër në mëngjes në një letër presidentit të BE-së Herman Van Rompui”, kanë saktësuar të dy liderëet, duke theksuar se dy vendet kanë një vullnet absolut për të mbrojtur euron.

“Njerëzit kërkojnë një gjë magjike për të dalë nga kriza. Eurobondet janë shpresa e fundit. Por nuk besoj se do të gjendemi në një situatë të tillë”, ka thënë kancelarja Merkel. “Shumë besojnë se eurobondet mund të jenë shpëtimi universal për të dalë nga kriza, por unë besoj vetëm tek kjo zgjidhje”, ka thënë Merkel.

“Eurobondet mund të jenë fundi i procesit të një bahskimi total, por jo fillimi, pasi rrezikohet të bllokohet procesi i zhvillimit ekonomik tëdisa vendeve”, ka thënë kështu Sarkozi, duke shprehur mundësinë e adopotimit të eurobondeve, në fund të takimit me Merkel, e cila ka rënë dakord me këtë cështje. Sipas Sarkozi, “eurobondet nuk kanë legjitimitet demokratik” dhe nuk janë në gjendje të kontrollojnë borxhin.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›