Kontrollet dhe masat tatimore
Vijojnë kontrollet e Administratës Tatimore në qytete bregdetare. Duke synuar formalizimin e biznesit dhe luften kunder evazionit fiscal, drejtoria e Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, ka ushtruar kontrolle në qytetet Vlorë dhe Sarandë, gjatë dative 11-14 gusht.
Jane kontrolluar 51 subjekte dhe janë ushtruar penalitete, për moszbatim të detyrimeve ligjore, në mungesë të pajisjes me kasë fiskale, për mosmbajtje të saktë të dokumentacionit tatimor, për moslëshim të kuponit tatimor etj. Në total, nga Sektori i Task – Forcës janë vendosur 40 gjoba me vlerë totale 12.680.000 leke.
Gjithashtu, janë mbajtur për verifikim deklarimi në tatime për efekt te sigurimeve shoqërore e shëndetësore 153 punonjës, të gjetur në punë në momentin e kontrollit.
Gjatë kontrolleve është ndaluar një automjet, që transportonte 6000 litra Nafte dhe 5000 litra Benzinë, pa dokumentacion tatimor shoqërues, mall i cili është konfiskuar.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, i bën thirrje të gjithë tatimpaguesve, që kanë detyrim ligjor të kenë pajisje fiskale, të përdorin dhe të lëshojnë kuponin tatimor, si një detyrim ligjor, moslëshimi i të cilit shoqërohet me penalitete të rënda, deri në bllokim të aktivitetit.