E Shtunë, 31 Tetor 2026

Birra është më e mirë se vera për të rënë në peshë

Londër, 6 gusht - Për të humbur kilogramët e tepërt, birra është më e mirë se vera. Kjo është pikëpamja e "Campaign for Real Ale" (CAMRA), organizuar në Angli dedikuar promovimit të birrës, transmeton NOA.
Si fillim ekipi i CAMRA ka krahasuar birrën dhe verën. Sipas studiuesve, duke pirë një gotë birrë në ditë mund të humben 4,5 kile në një vit në krahasim me të njëjtën sasi të barabartë vere të bardhë. Dallimi është në përmbajtje: një gotë verë e bardhë prej 175 ml përmban 131 kalori, kundrejt 85 kalorive që  përmban një krikëll birrë prej 284 ml. Ndërsa një gotë verë e kuqe 175 ml përmban 119 kalori.
Diferenca bëhet me e qartë, nëse marrim në konsideratë pijet alkoolike 275 mililitra, të cilat ofrojnë mesatarisht 179 kalori.
Pra, sipas CAMRA duke pirë birrë dhe duke marrë më pak alkool bie më lehtë.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›