E Shtunë, 31 Tetor 2026

Birra forcon masën kockore të trupit

BERLIN- Studimet e fundit kanë treguar se birra është një burim i rëndësishëm i silicit, përbërësit kyç në dendësimin e masës kockore. Silici në birrë është i pranishëm në formë të tretur dhe kjo e bën birrën një prej burimeve më të rëndësishme të silicit në ushqimin e botës perëndimore. Studimi tregon edhe se birra me alkool ka nivel më të lartë të silicit, ndërsa birra pa alkool, birra e lehtë dhe birra e grurit kanë më pak. Falë rezultateve të këtij studimi, shkencëtarët mendojnë se konsumimi i matur i birrës mund të jetë një ndihmë e vlefshme në luftën kundër osteoporozës. (e.n/mia/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›