BE: Presim përgjigje pozitive nga tryeza Berisha-Rama
TIRANË- Presidenca e BE në një deklaratë publikuar pak minuta më parë mirëpret nismën e presidentit të vendit, Bamir Topi për mbajtjen e tryezës mes Berishës dhe Ramës. Në këtë deklaratë të presidencës europiane po ashtu shkruhet se mirëpritet një përgjigje pozitive nga të dy liderat për të marrë në konsideratë në mënyrë të përbashkët rrugën për të ecur përpara sa më shpejt të jetë e mundur. Parlamenti Europian rikonfimon prespektivën europiane për Shqipërinë dhe inkurajon veprimet që do të sigurojnë që Shqipëria mund të marrë hapa të mëtejshëm në këtë proces. “Në këtë kontekst, ngerci politik duhet të tejkalohet nga udhëheqësit politikë shqiptarë, duke marrë parasysh të gjitha pasojat që bllokimi i mëtejshem do të ketë për interesat e përgjithshme kombëtare. " - theksohet në deklaratë.Ndërkohë edhe gjatë ditës së sotme Presidenti Topi ka vijuar takimet me faktorin ndërkombëtar. Ky takim vjen pasi Topi takoi në fillim të javës ambasadorin e BE-së, Lohan , atë të SHBA-ve Withers, ambasadorin e Spanjës dhe atë gjerman. (m.a/BalkanWeb)