Paskuqan, rezervuari i bllokuar rrezikon përmbytjen e banesave
TIRANE- Banorët e zonës së Paskuqanit rrezikojnë të përmbyten si pasojë e mosfunksionimit të një rezervuari të vjetër i cili është bllokuar prej vitesh. Shirat e bollshëm kanë rritur ndjeshëm nivelin e ujit duke përmbytur disa prej banesave që ndodheshin më afër rezervuarit. Ndërkohë rreziku është potencial edhe për banorë të tjerë të zonës. Banorët shpjegojnë se për shkak të bllokimit të rezervuarit dhe mosshkarkimit të ujit prej 2 dekadash kanë nisur edhe rrëshqitjet e dheut. Për këtë problem banorët janë ankuar në komunën e Paskuqanit por nuk kanë gjetur zgjidhje. Ata i bëjnë apel strukturave të shtetit që të parandalojnë një situatë të ngjashme me atë në qarkun e Shkodrës duke ndërhyrë që rezervuari të zhbllokohet dhe të rinisin shkakimet e ujit. (e.n/News24/BalkanWeb)