“Kriza” Lohan: Zgjidhja me rëndësi për të ardhmen e vendit
VLORE- Bashkimi Europian jo vetëm që inkurajon zgjidhjen e krizës poltike në vend, por ai inkurajon një zgjidhje të shpejtë të saj, detaj që do të luajë gjithashtu rol në opinionin që Komisioni Europian do të pregatisë për Shqipërinë në kuadër të anëtarësimit në BE. Kreu i delegacionit të Bashkimit Europian, Helmut Lohan gjatë një leksioni në universitetin Ismail Qemali në Vlorë, ka dhënë në fakt një leksion të qartë për politikën Shqiptare. “Është klasa politike këtu që duhet të gjejë zgjidhjen” ka thënëLohan, por me rëndësi të madhe është edhe shpejtësia me të cilën kjo krizë do të zgjidhet, për të parë një parlament sa me funksional. Ambasadori Lohan ka përshëndetur sërish dëshirën e palëve në tryezën e presidentit për daljen nga kjo situatë por edhe iniciativën e vetë kreut të shtetit. Në fillim të kësaj jave, Ambasadori Lohan dhe ai i Spanjës Montobio që ka presidencen e radhës në BE, u pritën nga kreu i shtetit. Të gjithë ndërkombëtarët kanë vlerësuar rolin kyc të Presidentit të Republikës në rolin e moderatorit të tryezës nga e cila pritet një zgjidhje për daljen nga kriza. Paraditen e së shtunës, në orën 11, Kryeministri Berisha dhe kryetari i PS, Edi Rama të paktën për momentin, thuhet se do shihen të hyjnë të pashoqëruar. Në presidencë, për të hedhur themelet e një kompromisi që do të nxirrte vendin nga kriza e do të fuste opozitën në parlament. (e.n/News24/BalkanWeb)