Birra “Korça”, drejtori i ri: Ambicia, tregjet e huaja
TIRANË- Birra “Korça” do të Rrisë kapacitetet prodhuese duke pasur si ambicie zgjerimin e mëtejshëm në tregje si Kosova, Italia, Greqia e Danimarka. Sipas Dimitris Karavias drejtorit të ri të kësaj sipërmarrjeje, linja e re e prodhimit, bashkë me cilësinë, traditën e shkëlqyer, i bëjnë mëse të mundura këto ambicie. “Aktualisht birra “Korça” është një lider. Do të ofroj mbështetjen time ndaj njerëzve të birra “Korçës”, të cilët bëjnë një punë të jashtëzakonshme për ta vënë prodhimin në pozitën që meriton dhe të justifikuar nga cilësia e shkëlqyer.
Eshtë një birrë tradicionale e prodhuar me respekt ndaj konsumatorëve si nga ana e respektimit të kushteve të higjienës, ashtu dhe shijes e përmbajtjes. Eksportimi në Greqi është i mirëpritur, ndërsa ka marrëveshje për eksportimin në Kosovë, Itali dhe Danimarkë. Në këtë të fundit do të jetë një provë për birrën "Korça”, pasi dihet që Danimarka është vend prodhues dhe eksportues”, tha Karavias, drejtori i sapoemëruar i birra ‘Korça’”, i cili vjen në këtë post pas një përvoje të gjatë në drejtimin e bankave.
SHTRIRJA JASHTË KUFIJVE
Birra “Korça” aktualisht zotëron tregun vendas ndërsa cilësia dhe shija e veçantë janë arsyet që birra “Korça” po çan e suksesshm jo vetëm tregun vendas, por dhe atë të huaj. Ardhja e zotit Karavias në krye të birrës “Korça” ndodh në një moment kur ky prodhim shqiptar me histori 120-vjeçare tashmë ka kapërcyer kufijtë e saj deri në SHBA. Në lidhje me qëllimet e tij si drejtues i fabrikës, zoti Karavias nënvizoi se do të përqendrohet në investimet në linjën e prodhimit, e cila do tu garantojë produkteve të birrës “Korça” hapësirën që meritojnë në tregjet jashtë kufijve: “po punohet në drejtim të tregtimit të saj në variacione të ndryshme ambalazhi. Në periudhën e ardhshme do fokusohemi pikërisht te përpjekjet për promovimin e ambalazhimit të ri të birrës. Zoti Karavias prej vitesh ka lënë Greqinë, duke drejtuar disa banka private në Tiranë, ndërkohe që ka qenë edhe nënkryetar i Bordit Ekzekutiv të shoqatës së përgjithshme të bankave. Teksa foli për ambiciet e kompanisë për t’u shtrirë drejt tregjeve të huaja, Karavias theksoi se bëhet fjalë për një markë që njihet prej kohësh në Greqi, madje edhe se mirëpritet atje si nga shqiptarët me banim në këtë vend, por edhe nga vetë grekët. “Shqiptaret dhe greket atje, veçanërisht ata që e njohin prodhimin, e vlerësojnë këtë markë”, shtoi ekzekutivi i ri i birrës ‘Korça’”.
DIMITRIS KARAVIAS
Dimitris Karavias prej vitesh ka lënë Greqinë duke drejtuar disa banka private në Tiranë, ndërkohe që ka qenë edhe nënkryetar i Bordit Ekzekutiv të shoqatës së përgjithshme të bankave. E merr detyrën në një moment kur ky produkt shqiptar me histori 120-vjeçare tashmë ka kapërcyer kufijtë deri në SHBA.
(Shkrimi sot në Gazeta Shqiptare)
(el.me/BalkanWeb)