E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi dekreton ndryshimet në Kodin Penal

TIRANË- Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka dekretuar dje ndryshimet në Kodin Penal, 20 ditë pas miratimit në seancën plenare.

Ai ka vënë firmën në dokumentin që mori konsensusin e Partisë Socialiste në minutën e fundit, për t’u miratuar me shumicën e cilësuar, me 3/5 e
votave.

Kodi Penal, bashkë me 4 kode të tjera prej dy vitesh qëndronte i bllokuar në Kuvend për shkak të mos marrëveshjeve mes dy partive kryesore, PD dhe PS. Topi ka dekretuar dje edhe kalimin e INSTAT-it e Agjencisë së Prokurimit Publik nën varësinë e Kryeministrit.
(el.me/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›