E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Presidenti i ri, provë pjekurie për politikën. Topallin nuk e pranojmë

TIRANE – I ftuar në një emision televiziv, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama foli për vizitën e tij në SHBA dhe takimet me zyrtarët amerikanë. Sipas kryesocialistit, SHBA pret që politika shqiptare të dëshmojë pjekuri në zgjedhjen e presidentit të ri.

“Zgjedhja e Presidentit duhet të jetë një moment vendimtar për të gjykuar nivelin e pjekurisë së klasës politike e për të parashikuar si do rrjedhin gjërat nisur nga mënyra e zgjedhjes së tij. Presidenti i zgjedhur nga qeveria nuk është as figurë uniteti e as shprehje e pjekurisë së politikës.”- u shpreh Rama.

Në lidhje me presidentin e ri, shefi i opozitës tha se “Jozefina Topalli as që mund të konsiderohet si emër por as si pjesë e procesit. Ajo përjashton çdo lloj konsensusi nga ana jonë siç përfaqëson çdo figurë nga Partia Demokratike”.

Sa i përket kandidaturës së mundshme të Fatos Nanos për president, Rama tha "më mbetet të përsëris atë që kam thënë. Fatos Nano nuk është kandidat i Partisë Socialiste, ka bërë zgjedhje për të ndërtuar një profil mbi palët pasi ka konsumuar karrierën e tij deri në krye të ekzekutivit dhe ka shprehur ambicien për të gjetur konsensus mes palëve për tu zgjedhur President i Republikës."

Ndër të tjera, shefi i opozitës akuzoi kryeministrin Berisha se u premton shqiptarëve politikë me duart të pastra, kur sipas tij është i zhytur në korruspion.

“Sot kjo qeveri i ka duart e zhytura deri rrëzë në batakun dhe llumin e korrupsionit. Ajo çka i ka mbetur është të thotë se djalli që njihni është në fund të fundit më i mirë se djalli që nuk njihni. Ne vërtet jemi të korruptuar por ata (opozita) janë edhe më keq. Kjo rëndon shumë dhe krijon një psikozë tek njerëzit e zhgënjyer nga politika”, - deklaroi Rama.

Sa i perket takimeve ne Departamentin Amerikan dhe kongresiste, Rama u shpreh se qendrimi tij dhe i te gjithe personave qe takoi, ishte qe viti 2011 nuk duhet te perseritet me ne asnje rrethane.
Rama theksoi se tek te gjitha takimet ne SHB prezantoi dhe bisedoi per Programin e PS, "Per nje Rilindje te Shqiperise", ku sipas kryesocialistit palet treguan interes dhe dhane sugjerime.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›