E Diel, 1 Nëntor 2026

EULEX, asnjë marrëveshje me serbët për lëvizje të kushtëzuar

Misioni për Sundimin e Ligjit, EULEX, edhe njëherë dëshiron të sqarojë faktin se ne nuk ka qenë i përfshirë në asnjë marrëveshje që kushtëzon lëvizjen e stafit dhe automjeteve të EULEX-it në pjesën veriore të Kosovës.

"Ka pasur raporte në disa qarqe që EULEX-i ka qenë i përfshirë në një marrëveshje të tillë. Kjo është e pavërtetë. Misioni këmbëngul për qasje të lirë, të pakushtëzuar dhe të përhershme për stafin dhe automjetet e EULEX-it.

Kjo është e panegociueshme dhe është një parakusht absolut për misionin për të ndjekur mandatin e tij për sundimin e ligjit në këtë pjesë të Kosovës" thuhet në një komunikatë të EULEX-it.

Së fundi, EULEX-i ka hasur pengesa të vazhdueshme nga serbët në veri të cilët kanë bllokuar edhe automjetet e tyre.

(ar.si/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›