E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miku i vrarë i Shullazit, dyshime për atentatin tek kryepolici Muca

TIRANE-Emri i Arlind Fugës, miku i Emiljano Shullazit, që u ekzekutua me gjashtë plumba mbrëmjen e së martës, ishte renditur në listën e të dyshuarve për vendosjen e eksplozivit në banesën e ish-Zv.Drejtorit të Policisë së Tiranës, Dorian Muça. Lajmi konfirmohet nga zyrtarë të lartë në Policinë e Shtetit. 'Gazeta Shqiptare' publikon sot dyshimet e Policise qe forocojne faktet se Fuga mund te ishte atentatori me eksploziv.

Ndërkaq gjatë ditës së djeshme është zhvilluar ceremonia mortore për 34-vjeçarin, i cili është përcjellë për në banesën e fundit sipas të gjitha riteve të fesë myslimane, pasi ai ishte një praktikant i rregullt i saj. Nga ana tjetër, Policia e Tiranës është duke vijuar hetimet për të mbledhur të dhëna që mund të çojnë në identifikimin e autorit të ekzekutimit të Fugës, mbrëmjen e 20 marsit.

Tre ditë pas ngjarjes, Policia e Tiranës ka vetëm 6 gëzhoja 7.62 mm të qitura nga një armë tip pistoletë TT dhe dëshmitë e disa personave, të cilat nuk kanë arritur të identifikojnë autorin. Burime të rezervuara nga grupi hetimor bëjnë të ditur për “GSH” se nga provat e mbledhura deri më tani dhe nga ato pak dëshmi të vlefshme, dyshohet se ekzekutori ka qenë një person i vetëm, i cili e ka pritur 34-vjeçarin derisa të dilte nga lokali ku ndodhej dhe ka qëlluar mbi të 6 herë në pjesën e gjoksit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›