Bisedat izraelito-palestineze nisin këtë javë
Zyrtarët izraelitë dhe palestinezë presin fillimin e bisedimeve jo të drejtpërdrejta brenda kësaj jave.
Liga Arabe, javën e kaluar vendosi të mbështesë planin amerikan për bisedime jo të drejtpërdrejta mes izraelitëve dhe palestinezëve, si një hap i parë drejt negociatave direkte.
Liga Arabe deklaroi se bisedimet do të fillojnë pasi palestinezët kanë marrë garanci (për të cilat nuk jepen detaje konkrete) nga pala amerikane.
Krye-negociatori i palestinezëve, Saib Erakat, tha se në kuadër të këtyre punimeve, presidenti palestinez, Mahmud Abbas do të takohet në Ramallah me përfaqësuesin e posaçëm të SHBA-së në Lindjen e Mesme, George Mitchellin.
Në anën tjetër, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu do të diskutojë me presidentin e Egjiptit, Hosni Mubarak, rifillimin e pritshëm të negociatave izraelito-palestineze.
"Netanyahu dhe Mubarak kanë rënë dakord gjatë një bisede telefonike për t'u takuar në Sharm el Sheik'', theksoi zyra e kryeministrit izraelit.
“Netanyahu dhe Mubarak do të diskutojnë në mënyrë të veçantë për rifillimin e negociatave për paqe me palestinezët, të ndërprera që prej luftës së fundit në Gaza në fund të vitit 2008'', u theksua më tej.
Siç dihet, marrëdhëniet mes Izraelit dhe SHBA-së janë zhytur në krizë, pas refuzimit të Izraelit që të ndërpres aktivitetet neper kolonitë hebrenje në territoret e pushtuara.