Bisede per artin. Berisha darke me regjisorin Coppola

Kryeministri Sali Berisha ka pritur në një darkë të veçantë regjisorin amerikan të filmit “Kumbari”, Frencis Ford Coppola. Shefi i qeverisë shoqërohej në një takim nga bashkëshortja e tij, zonja Liri Berisha, ministri i Kulturës, Aldo Bumçi dhe Ambasadori i SHBA-së, Aleksandër Arvizu.
Nga ana e tij, regjisori Frencis Coppola, shprehu falenderimet më të përzemërta për pritjen e ngrohtë që iu rezervua, duke pohuar se dëshira për të vizituar Shqipërinë ka qenë e hershme, që atëherë kur regjizori Copola vizitoi Dubrovnikun apo Italinë e Jugut dhe u njoh me historinë e Piros së Epirit.
Kryeministri gjatë takimit tha se ndonëse Shqipëria ka qenë një ndër vendet më të izoluara, filmat e regjizorit Coppola kanë përcjellë tek shikuesit shqiptarë mesazhe shprese dhe lirie, duke hapur për ta një dritare drejt Evropës. Regjisori Copola ndodhet në Shqipëri si i ftuar special në Festivalin IV Ndërkombëtar veror të filmit të Durrësit.