E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krokodil ne pishine. Nuk eshte loder plastike

Tani jo më vetëm në oqean, por dhe në pishina. “Krokodilët gjenden ngado”- të thonë australianët pas tmerrit të provuar nga plazhistët në Daruin të cilët e gjetën veten duke notuar përkrah një  krokodili të vogël në një pishinë publike.

Supervizori i pishinës Tim Dupe, ndërhyri menjëherë për të nxjerrë nga uji krijesën që fillimisht medoi se ishte  thjesht lodër plastike. Por kur e pa të lëvizte e të tregonte nofullat mbi pllakat buzë pishinës surpriza nuk ishte më dhe aq e këndshme.

Policia bëri të ditur se bëhej fjalë për një krokodil në moshë të njomë vetëm 40 cm i gjatë i cili u  transport më pas drejt një  habitati më të përshtatshëm. Burime policiore thanë se sipas të gjitha gjasave bëhej fjalë për një shaka pa kripë e keqbërës e kishin hedhur krokodilin në pishinë, ndonëse detajet e incidentit duhet ët zbardhen ende.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›