Ndalimi i shamise ne shkolla proteste ne Prishtine

Mijëra besimtarë mysliman kanë protestuar në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë kundër vendimit të Parlamentit të Kosovës, i cili javën e kaluar hodhi poshtë amendamentin për mbajtjen e shamisë në institucionet shkollore dhe lejimin e lëndës së mësim-besimit.
Besimtarët i kërkuan presidentes Atifete Jahjaga të mos firmosë këtë ligj pa përfshirjen e amendamentit, në të kundërtën ata kanë kërcënuar me protesta. Tubimi i besmitarëve që u përcjoll nga një numër i madh i forcave policore, ka nisur me faljen e namazit në rrugë.
“Nga kryeministri kërkojmë që ta mbajë premtimin e dhënë gjatë fushatës për lejimin e mbulesës dhe lëndës fetare për çka kemi dëshmi dhe ta rikthej në Parlament për votim amendamentet e larguara”- tha Fuad Ramiqi nga Lëvizja “Bashkohu”.
Më i zëshmi në protestë ka qenë imami i Xhamisë së Madhe të Prishtinës, Shefqet Krasniqi i cili ka thënë se kurrë nuk do të lejohet që Kosova të shndërrohet në shtet ateist dhe enverist.
“Ata të cilët mendojnë se do të kthejnë Kosovën në kohën enveriste dhe komuniste janë dy shekuj prapa. Ata nuk e shohin realitetin e ri. Janë shumë larg botës demokratike. Ata nuk e kanë të qartë konceptin komb, liri, shtet dhe konceptin pavarësi”- tha Krasniqi.
Protesta nuk është mbështetur megjithatë nga kryetari i Partisë së Drejtësisë, njëherësh ministër i Shëndetësisë i cili ka qenë iniciatori dhe promotori i futjes së amendamentit për bartjen e ferexhesë dhe lejimin e mësim-besimit në institucionet shkollore. “Partia e Drejtësisë mbështetë vetëm protestat të cilat organizohen nga Bashkësia Islame e Kosovës”- tha Ferid Agani.
Lëvizja “Bashkohu” e cila ka organizuar këtë protestë, por edhe Bashkësia Islame e Kosovës nuk janë pajtuar as me lokacionin e caktuar nga Komuna e Prishtinës për ndërtimin e xhamisë.
Bul Salihu Azhornuar së fundi ( e premte , 02 shtator 2011 )