E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bisedime nga “aneksi”

Këtë e deklaroi sot në Parlament, deputeti i Partisë Socialiste, Damina Gjiknuri, sipas të cilit “takimet nuk janë bërë me praninë e medias”.

Ai shtoi se PS-ja nuk ka vënë kushte dhe është e gatshme për të nisur punën për hartimin e amendamenteve për reformën zgjedhore.

"E vërteta është se jemi duke biseduar me palën tjetër. Shpresojmë të fillojmë sa më shpejt duke adresuar kryesisht rekomandimet e ODIHR. E vetmja çështje që nuk është në rekomandimet e ODIHR dhe është pjesë e debatit është çështja e sistemit zgjedhor, por PS e ka bërë të qartë se ne nuk duam të kondicionojmë reformën me ndryshimin e sistemit zgjedhor, por për probleme të tjera që kanë të bëjnë me administrimin e zgjedhjeve në Shqipëri, ne do të kemi fjalën tonë dhe propozimet tona. Shpresojmë të gjejmë kompromis edhe me mbështetjen e organizata që e kanë marrë përsipër këtë angazhim. Shpresojmë që dhe pala tjetër të jetë e gatshme të fillojë tavolina e reformës zgjedhore”, tha midis të tjerash Gjiknuri.

Ai shton se shpresohet të arrihet kompromisi për shkak edhe të organizatave të përfshira në këtë çështje. ”E vetmja çështje që nuk është në këto rekomandime, është ajo e sistemit zgjedhor, por ne nuk duam të kushtëzojmë reformën me ndryshime në sistemin zgjedhor. Garancitë që janë, i përkasin karakterit të administrimit të zgjedhjeve. Të gjithë elementët janë aty, si votimi familjar, votat fiktive, problemi i KQZ-së. çështje që janë të listuara në rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Ne jemi pala e djegur nga zgjedhjet dhe shpresojmë që pala tjetër të jetë e gatshme të vijë në tavolinë e bisedimeve”,  tha ai.

Gjiknuri është njëri nga deputetët i mandatuar nga opozita për bisedimet me palën tjetër rreth formave të bisedimeve për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-10-27 13:27
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›