E Shtunë, 31 Tetor 2026

RENEA arreston të dënuarin për vrasje

Operacioni i koduar “X Club” përfundoi me kapjen e shtetasit në kërkim Ervin Gjelosh Meta, 24-vjeç, operacion i cili u realizua në kohë në qytetin e Pukës.

Ky shtetas, në bashkëpunim me vëllanë e tij, Elvist Meta dyshohet se më datë 10 Qershor të vitit 2009, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me armë të ftohtë thikë, jashtë ambienteve të lokalit “X club” të ndodhur në rrugën e Durrësit në Tiranë, shtetasin Jetmir Ferhati, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. 

Ndaj shtetasit Elvis Meta, Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë, e ka dënuar me 15-vjet burgim për veprën penale “Vrasjes me dashje” e kryer në bashkëpunim, ndërkohë që vëllai i tij shtetasi Elvis Meta u kap në flagrancë menjëherë pas ngjarjes. Materialet procedurale i kaluan për ndjekje Prokurorisë. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-10-27 12:09
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›