E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bisedimet Brukseli presion Prishtines

Ende pa përfunduar mirë procesi zgjedhor, Brukseli zyrtar po i bën presion Prishtinës për nisjen e bisedimeve të reja me Beogradin.

Kështu shkruajnë mediat kosovare, sipas të cilave këtij presioni i është bashkangjitur edhe Serbia, përmes deklaratave të përditshme të presidentit Tadic.

Hungaria, vendi që kryeson presidencën e radhës të BE, ka deklaruar se beson që dialogu mes palëve do të ndihmojë në integrimin e Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka theksuar se Brukseli është angazhuar për fillimin e dialogut Prishtinë-Beograd, duke premtuar ndihmën e Budapestit në këtë drejtim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›