Galluci Thaci do arrije te mbijetoje

Ish-shefi i UNMIK në veri të Kosovës, Gerard Gallucci ka deklaruar se kryetari i PDK-së Hashim Thaci do të arrijë të mbijetojë në politikë, duke u rikonfirmuar si kryeministër i Kosovës.
Në një intervistë për të përditshmen serbe “Politika”, Gallucci është shprehur se rikonfirmimi i Thacit do të vijë për të shmangur krizën politike.
Por nga ana tjetër, ish-zyrtari ndërkombëtar ka theksuar se raporti i Dick Marty mund të komplikojë situatën, duke cuar në një kundërshtim të BE-së ndaj linjës anti-serbe të SHBA.
Gallucci nuk ka dashur të paragjykojë se cili do të jetë përfundimi i cështjes së Marty, por ka nënvizuar se vendet e Pesëshes kanë qenë në dijëni të trafikut të organeve.
“Por Pesëshja dhe Shtetet e Bashkuara lanë gjithcka në duart e Hashim Thacit pasi nuk kishin një alternativë tjetër të pranueshme”, ka shtuar Gallucci.