Ibra nuk njeh miqesore

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç, nuk e ka nisur me këmbën e mbarë këtë vit të ri.
Suedezi njihet për temperamentin e tij, të cilin e ka vënë në dukje në ndeshjen e parë të kuqezinjve për këtë vit, miqësoren e luajtur në Dubai ndaj Al Ahli.
Ibrahimoviç ndërhyn rëndë ndaj Hassan, lojtarit të ekipit vendas, dhe trajneri i Al Ahli, David O’Leary e qorton ashpër duke shkaktuar reagimin e menjëhershëm të lojtarit të Milanit.
Vetëm ndërhyrja e shokëve të tjerë të ekipit bëri që Ibra mos të përleshej me trajnerin irlandez.
Milan, tashmë i kthyer në Itali, e fitoi këtë ndeshje me rezultatin 2-1.