E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove perfundon sot rinumerimi i votave

Në Kosovë pritet të përfundojë sot procesi i rinumërimit të votave të 40% të vendvotimeve.

Rinumërimi pritet të shuajë dilemat dhe dyshimet e subjekteve politike për manipulimin e votave gjatë procesit të 12 dhjetorit.

Ndërkohë, KQZ ka paralajmëruar se nëse vërehen parregullësi do të përsëritet votimi në qendra të caktuara.

“Mendojmë se më 4 janar do të përfundojë i gjithë procesi i rinumërimit të votave nga 760 vendvotime”, ka deklaruar Burim Ahmeti, drejtues i Qendrës së Numërimit të Rezultateve.

Nga ana tjetër, KQZ po bën përgatitjet e fundit për përsëritjen e zgjedhjeve në Drenas, Skënderaj, Decan, si dhe në dy vendvotime të tjera, në Lipjan e Malishevë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›