Judah Kosova rrezik nga izolimi politik

Analisti i njohur i cështjeve ballkanase, Tim Judah ka paralajmëruar se rreziku më i madh për Kosovën në këtë vit të ri është izolimi politik i saj.
Sipas Judah, akuzat për vjedhje votash në zgjedhjet e 12 qershorit dhe ato për trafik organesh të Dick Marty mund të kenë pasoja të paparashikueshme.
Më tej analisti ka prekur edhe cështjen e bisedimeve të reja Prishtinë-Beograd, duke e cilësuar si një proces shumë të rëndësishëm, por që nga i cili ai nuk pret ndonjë rezultat konkret.
“Deri tek bisedimet do të arrihet gjithësesi, sepse të dyja palët janë nën presion, por ndoshta do të mjaftojë vetëm fillimi i tyre”, ka deklaruar Judah.