E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kokaina, pranga 7 shqiptarëve në Itali

TIRANE- Policia italiane i ka vënë prangat një bande italo-shqiptare, e cila akuzohet se kishte monopolin e shpërndarjes së kokainës në Terni të Italisë. Shtatë shqiptarë dhe një italian, pronar në biznesin e shitjes së makinave të përdorura, janë arrestuar ndërsa skuadra e lëvizshme e karabinierëve sekuestroi rreth gjysmë kile kokainë, që në tregun e zi kap vlerën prej 50 mijë eurosh. Lajmi konfirmohet nga Kuestura e Ternit, e cila në faqen e saj në internet deklaron se janë ekzekutuar të tetë urdhrat e arrestit me burg për operacionin e koduar “Pay for dinner” (“Pagesa për darkën”). Në pranga përfunduan Florian Memolla, 21 vjeç; Shpëtim Xhakolli, 31 vjeç; Lulzim Shamku, 28 vjeç; Rudenc Medolla, 28 vjeç; Eglandin Tufa, 21 vjeç; Miklovan Sallku, 23 vjeç; dhe Luçiano Papa, 51 vjeç. Per kete bande hetimet kishin nisur dy vjet me pare.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›