E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opozita mbyll pas 19 ditësh grevën e urisë. Berisha dhe Rama nesër në Strasburg

TIRANE- Pas 19 ditësh ngujim në cadrat e ngritura përpara selisë së kryeministrisë, opozita mbylli mbrëmjen e sotme grevën e urisë të nisur në 30 prill. Gjatë fjalimit të tij në protestën e sotme të opozitës, kryesocialisti Edi Rama komunikoi ndërprerjen e grevës pas negociatave me ndërkombëtarët të cilët kanë kërkuar që lideri i opozitës dhe kreu i qeverisë të udhëtojnë nesër drejt Strasburgut me qëllim zgjidhjen e ngërcit politik. Mësohet se në takimin e nesërm do të marrë pjesë edhe Komisioneri Fule, i cili ka anuluar një vizitë në Algjeri.

ORA 22:52- RAMA: GREVA E URISë IA ARRITI QëLLIMIT
Kreu i PS Edi Rama ka deklaruar për News 24 se zgjidhja e krizës nënkupton medoemos hapjen e kutive, pasi kjo sipas kreut të PS është kauza për të cilën u bë edhe greva e urisë. “I gjithë procesi merr jetë tek kutia e votimit që duhet të jetë e hapur dhe të garantojë standartet e zgjedhjeve”, - u shpreh Rama.

Duke shprehur vlerësim për kontributin që News24 ka dhënë për pasqyrimin e grevës së urisë, Rama ka nënvizuar se takimi i nesërm në Bruksel është për të zgjidhur një krizë shqiptare. Sipas tij opozita ka vullnet të plotë për zgjidhjen e krizës, ndërsa shton se ndërkombëtarët janë vetëm ndërmjetësues. “Kjo është një krizë shqiptare që duhet ta zgjidhin shqiptarët, është koha të zgjidhet dhe komuniteti ndërkombëtar i shqetësuar po kërkon të ndërmjetësojë për zgjidhjen”,- theksoi Rama për News24.

ORA 21:50- ZYRTARE, KRYEMINISTRI BERISHA NESëR Në STRASBURG
Me ftesë të zotit Joseph Doul, Kryetar i Grupit të Partisë Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian dhe me ftesë të zotit Martin Schulz, Kryetar i Grupit të Partisë së Socialistëve Europianë në Parlamentin Evropian, Kryeministri Berisha niset për në Strasburg, për të marrë pjesë në një darkë që shtrohet për Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, zotin Sali Berisha dhe për Kryetarin e Partisë Socialiste, zotin Edi Rama. Lajmi konfirmohet nga zyra e shtypit të Këshillit të ministrave, nëpërmjet një deklarate.
Gjatë kësaj darke do të diskutohet gjerësisht mbi rrugët dhe mbi mënyrat për t’i dhënë fund ngërçit politik në Shqipëri.

ORA: 21:40- GREVISTëT LENë CADRAT
Pas vendimit të opozitës për të mbyllur grevën e urisë, shtabi i grevës ka vendosur që mbështetësit dhe deputetët socialistë të lënë cadrat e ngritura në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Rreth orës 21:40, 136 grevistët që mundën të rezistojnë 19 ditë në mungesë të ushqimit dolën nga cadra mes luleve, përqafimeve e duartrokitjeve të mbështetësve të mbledhur në Bulevard.

Ora: 21:30- HYSI Në NEWS24: NESëR FILLON HAPI I MADH
Deputetja socialiste Vasilika Hysi deklaroi në një komunikim në News24 se takimi i nesërm në Strasburg është hapi i parë ku forcat politike kanë mundësi të tregojnë se janë për intergimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“është ofruar mundësia për të filluar dialogun në lidhje me transparencën e zgjedhjeve. Theksoj se ky është vetëm hapi i parë i një procesi për të gjithë shqiptarët” theksoi Hysi ndërsa shtoi se ky hap nuk nënkupton heqjen dorë nga kauza për transparencën e zgjedhjeve.

“Kjo nuk do të thotë se ne do të heqim dorë nga kauza jonë, por nga ana tjetër ky është një respekt për të gjithë popullin opozitar” u shpreh Hysi.

ORA: 20:46- RAMA: TA NDALIM KëTë GREVë
Gjatë fjalimit të tij në protestën e sotme të opozitës, kryesocialisti Edi Rama komunikoi ndërprerjen e grevës pas negociatave me ndërkombëtarët të cilët kanë kërkuar që lideri i opozitës dhe kreu i qeverisë të udhëtojnë nesër drejt Strasburgut me qëllim zgjidhjen e ngërcit politik.

“Ndërkombëtarët presin të dyja palët për të kërkuar zgjidhje. Përgjigja ime në emrin e të gjithëve ju, në emër të të gjithë atyre që kanë qenë pjesë e rrugës së gjate e të mundimshme të kësaj proteste është se ne jemi të gatshëm ti japim zgjidhje kësaj krize. Ne jemi të gatshëm të hapim rrugën e liberalizimit të vizave dhe rrugën e vërtetë të integrimit të Shqipërisë drejt BE-së. Uroj dhe shpresoj që dhe pala tjetër të bëjë të njëjtën gjë. Dëshiroj të ndaj me ju bindjen se të gjithë bashkë duhet ti bëjmë një ftesë atyre që janë ende në sakrificën e grevës së urisë që të bien në një mendje me ne për ta ndalur këtë grevë” u shpreh lideri i opozitës.

Pak orë më parë edhe kryeministri Berisha dha sinjale të qarta për nisjen e negociatave duke u shprehur i hapur për opsionet e Partisë Socialiste.
“është dita të mos e humbasim këtë shans” u shpreh Rama ndërsa theksoi se opozita kërkon zgjidhjen më të mirë në emër të interesit të të gjithë shqiptarëve.

Rama nënvizoi se vendimi i opozitës është shprehje e qartë e vullnetit për të zgjidhur krizën, ndërsa tha se në rast të mungesës së zgjidhjes, populli opozitar është i gatshëm për sakrifica të reja deri në plotësimin e kërkesave për transparencë.
“Ky nuk është domosdoshmërisht fundi i betejës sonë. është një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe i vlefshëm si një moment për të shprehur të gjithë vullnetin tonë që zgjidhja të gjendet e transparenca të bëhet. Ne nuk zmbrapsemi, jemi të gatshëm për përpjekje e sakrifica të reja në rast se zgjidhja nuk do të vijë” u shpreh Rama.

ORA 19:30- BERISHA: Të HAPUR PëR OPSIONET E OPOZITëS
Kryeministri Berisha ka folur për grevën e opozitës, sot në ditën e 19- të të saj në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Deklaratat e kreut të qeverisë vijnë nga qyteti i Durrësit. Sipas tij kjo grevë është dëshmi e demokracisë, ndërsa shton se qeveria është e hapur për cdo kërkesë të opozitës.
“Cdo forcë politike bën zgjedhjet e veta, unë absolutisht mbetem i hapur për respekt të plotë ndaj opozitës. Mbetem i hapur në respekt të opsioneve që opozita i gjykon më të përshtatshme për veten e saj”,- deklaroi kryeministri pa përmendur kutitë e votimit.

Në fjalën e tij kryeministri theksoi se detyra e qeverisë është krijimi i hapsirave, ndërsa theksoi se cdo forcë politike bën zgjedhjen më të përshtatshme, duke marrë edhe përgjegjësitë përkatëse.
“Një gjë është e sigurtë, që qeveria ka për detyrë të krijojë hapësira pastaj secila forcë politike ështe e lirë të marrë vendimet që do”, theksoi ndër të tjera Berisha.

ORA: 19:13- OPOZITA VAZHDON PROTESTAT Në BULEVARD
Opozita vazhdon të protestojë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në mbështetje të grevistëve që janë duke përmbyllur ditën e 19-të të grevës të vendosur për të cuar deri në fund kauzën për transparencën e plotë të zgjedhjeve.
Gjatë fjalës së tij përpara mbështetësve të mbledhur në mitingun e radhës, deputeti socialist Sajmir Tahiri theksoi se kërkesat e opozitës janë e drejta e cdo qytetari.
“Kemi më shumë se 9 muaj që kërkojmë transparencë. Nuk po kërkojmë as nder dhe as favor, por vetëm aq sa na jep ligji dhe Kushtetuta dhe që nuk na e merr dot njeri. Po kërkojmë atë që na takon si shtetas të lirë të Republikës.” u shpreh Tahiri ndërsa tha se beteja e opozitës do të përfundojë vetëm atëherë, kur sic tha ai, pushteti do ti nënshtrohet ligjit.

Deputeti socialist Blendi Klosi i ka kërkuar protestuesve që merrnin pjesë sot në protestën e radhës të opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, të vazhdojnë mbështetjet e tyre për këta grevistë “që do hynë në histori si heronj”. Sipas Klosit beteja e nisur në atë tendë, është betejë për të vërtetën. “Në këtë cadër sot, bëhet beteja për jetën, është një betejë për të vërtetën”, - deklaroi Klosi.

Sikurse cdo ditë tjetër , edhe grevistët kanë bërë fjalimet e tyre të shkurtra nga ambientet brenda cadrave ku janë ngujuar prej 30 prillit.
“Po lëngojmë prej 20 ditësh, por nuk do dalim prej këtu pa marrë zgjidhje kërkesat tona për transprencën e zgjedhjeve” shprehen grevistët e qarkut të Lezhës e të Shkodrës.
Nga greva e urisë, deputeti Taulant Balla falenderoi mbështetësit e grevës së urisë në ditën e 19-të të saj dhe shtoi se “greva do të vazhdojë deri në ditën që demokracia do të triumfojë.”

Këngëtarja Elsa Lila falenderoi mbështetësit duke theksuar se kurrë më parë nuk ishte ndjerë kaq e dobishme për vendin.
“Kam vite e vite që populli im më fal ngohtësi pa fund, por kurrë në jetën time nuk jam ndjerë më e dobishme për popullin tim si në këtë moment. Ju faleminderit që na mbështesni , që jeni kaq të palodhur e kaq të vendosur” u shpreh Lila.

ORA 14:50-TJETER GREVIST LE CADRAT E GREVES SE URISE
Nje tjeter grevist ka lene cadrat sot pasdite per shkak te gjendjes se renduar shendetesore. Ardian Prifti 45 vjec nga Lushnja u dergua ne keto caste meurgjence ne QSUT per mjekim. Prifti ndodhej prej 19 ditesh ne greve urie se bashku me deputete dhe mbeshtetes te tjere te PS. 45 vjecari eshte i 66 ne liste qe le greven per arsye shendetesore pas nisjes qe iu be me 30 Prill me vendim te opozites se majte. Prifti numerohet si i pesti grevist qe ka lene cadrat diten e sotme.

ORA 14:30-RAMA: GENJESHTRA U VERTETUA DHE PA HAPUR KUTITE: PëRSëRIS APELIN PëR DIALOG
Pas vizites se radhes në QSUT pranë grevistëve opozitar, kreu i selisë rozë, Edi Rama, i ka bërë apel sot maxhorancës për hapjen e rrugës së dialogut.
"Unë bej apel për hapjen e rrugës së dialogut nga kjo qeveri, e përsëris këtë apel edhe sot në ditën ë 19 të protestës sonë me anë të grevës së urisë”, tha Rama
Kreu i PS ka vënë në dukje se vjedhja e votave është tashmë e qartë edhe pa hapur kutitë. Sipas Ramës, reagimi kokëfortë i Qeverisë gjatë këtyre muajve të kërkesës për transparencën e zgjedhjeve ka vërtetuar më së miri gënjeshtrën e 28 qershorit.
“Gënjeshtra e 28 qershorit është e vërtetuar edhe pa hapur kutitë. Unë i bëj thirrje kësaj qeverise që të hapë rrugën e dialogut”, theksoi Rama para pak momentesh.

ORA 13:10 - GREVISTI I 65-TE LE GREVEN
Një tjetër grevistë lë grevën. 3 të dërguar për në spital në ditën e 19-të të grevës së urisë. Shkon në 65 numri i grevistëve të larguar. Robert Lili 40 vjeç nga Elbasani, la grevën pas gjëndjes së rënduar shëndetësore.

ORA 12: 25: DY GREVISTE DERGOHEN NE SPITAL
Lë grevën e urisë Gentjan Marishta. 37-vjecari nga qyeti i Durrësit ndërpreu grevën sot në mesditë dhe u dërgua në spital me urgjencë. Brenda pak minutash ndërpreu grevën dhe Armand Xhafa,27 vjec

ORA 11. 51 PROTESTE PARA KE-se, DOKLE: GATI TE HYJE NE GREVE I GJITHE GRUPI PS
Rreth 200 persona, familjarë të grevistëve që vazhdojnë grevën e urisë prej 19 ditësh në kauzën për transparencën e zgjedhjeve, kanë protestuar sot paradite para selisë së Komisionit Europian në Tiranë. Protesta në shenjë solidariteti ndaj të afërmve të tyre të cilët vazhdojnë grevën e urisë në cadrat para godinës së kryeministrisë. Protestuesit me pankarta në duar kanë kërkuar transparencë për zgjedhjet e 18 qershorit 2009
“Gjithë grupi parlamentar dhe mbi 2000 mbështetës janë të gatshmë të hyjnë në grevë. Se kur do hyjmë në grevë nuk vendoset nga media por nga grevistët të cilët kanë moral të lartë dhe janë të vendosur t’i shkojnë deri në fund kësaj kauze

ORA 09:50 -Lë GREVëN DEPUTETI I VLORëS ELTAR DEDA
Deputeti i Vlorës, Eltar Deda është detyruar të ndërpresë grevën e urisë e ndërmarrë prej 129 ditësh për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Në orën 09.40 minuta Deda është transportuar me ambulancë drejt QSUT, ku do të vendoset në reparin e infektivit, ku është vendosur një pavion për të gjithë grevistët Deda është grevisti i 62-të që ndërpret grevën

Anila Bakalli, qytetarja nga Elbasani ndërpriti grevën pak pas mesnatës për shkak të rëndimit të gjendjes së saj shëndetësore.

Dy deputetet Shegushe Ligori dhe Olta Xhaçka janë larguar dje, nga çadra e grevës, pas më shumë se dy javësh rezistencë. Kryetari i PS-së, Edi Rama përsëriti dje se opozita nuk do të dorëzohet në betejën e saj për të bërë transparencën e zgjedhjeve. Ai akuzoi kryeministrin Berisha se ka vjedhur votat e shqiptarëve dhe nuk guxon të përballet.

Deputetët socialistë kanë vendosur dje të rigjenerojnë grevën e urisë, duke shtuar të tjerë persona brenda çadrës. Gjatë diskutimeve që janë bërë në mbledhjen e grupit parlamentar, të gjithë deputetët që janë jashtë grevës së urisë kanë shprehur vullnetin për të qenë pjesë e grevës së dytë të urisë së bashku me mbështetës nga qarqet, prej nga ata janë zgjedhur. GSH shkruan se pritet që sot, ose nesër të ketë një reagim më të fortë nga ndërkombëtarët, në lidhje me krizën politike shqiptare dhe menjëherë pas saj, në rast se nuk do të ketë asnjë lëvizje tjetër, PS do të nisë një aksion të ri, jo vetëm duke shtuar në numër grevistët e urisë, por edhe me protesta në çdo cep të vendit, me bllokime rrugësh, por kurrsesi, sipas porosisë së Edi Ramës, jo me dhunë.
(s.g/d.b/e.n/m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›