E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i mirë nuk sjell prurje në Drin

Korporata Energjetike Shqiptare bën me dije se niveli i Fierzës gjatë ditës së sotme është 255 metra, kurse prurjet mesatare janë 70 metër kub për sekondë, teksa dy ditë më parë, këto prurje ishin 60.

Ka ende shpresë se shkrirja e dëborës mund të sjellë shtimin e kapaciteteve ujore në hidrocentralit të Fierzës dhe për pasojë edhe shtimin e prodhimit të energjisë elektrike.

Nga ana tjetër, konsumi i energjisë në vend ka pësuar ulje nga ditët me mot të ftohtë. Sipas të dhënave, aktualisht po konsumohet 22 mijë kilovat orë në ditë, nga 27 kilovat që konsumohej në ditët më të ftohta. /S.Ll/Start/

                                                                                             2012-02-24 18:31
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›