E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shënohen dy aksidente, për pasojë 6 të plagosur

Si pasojë e dy aksidenteve të ndodhura njëri në qytetin e Shkodrës dhe tjetri në Korçë kanë mbetur 6 persona të plagosur. Njëri prej të plagosurve paraqitet në gjendje kritike për jetën. Policia po heton për shkaqet e aksidenteve. 

SHKODËR- Përkatësisht në qytetin e Shkodrës aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Mjedë, ku mbetën të plagosur 4 persona, njëri prej të cilëve është në gjendje kritike për jetën.
Sipas burimeve policore bëhet e ditur se aksidenti ndodhi pranë fshatit Juban, Komuna Guri i Zi në rrethin e Shkodrës, kur mjeti motorrçikletë tip Yang me drejtues shtetasin Aleks Deda, 27 vjeç banues në Juban doli nga rruga. Për pasojë u dëmtua drejtuesi i mjetit, 20-vjeçari Martin Shpori dhe 28-vjeçari Alban Ndreka, të tre banues në Juban.
Menjëherë tre personat janë dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës ku po u jepet ndihma e shpejtë, por Aleks Deda ndodhet në gjendje të rëndë.

KORÇË- Ndërkohë aksidenti tjetër është shënuar në aksin nacionale Korçë-Pogradec ku një motorrçikletë është përplasur me një autoveturë, për pasojë janë plagosur dy persona.
Të plagosurit janë bashkëshortët Medai dhe Mimoza Topllari banues në fshatin Rrëmenj të Pogradecit.
Aksidenti ndodhi në rrugën nacionale Korçë-Pogradec, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Zagorçanit", ku automjeti tip "Wolsvagen" pa targa, i drejtuar nga 37-vjeçari Përparim Mujaj nga Tirana u përplasur me motorcilketën të cilën e drejtonte shtetasi Medai Topllari.
Drejtuesi i motorcikletës, 51 vjeç, dhe gruaja e tij Mimoza Topllari, ndodhen të shtruar në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesi i autoveturës Përparim Mulaj do të ndiqet penalisht në gjendje të lirë për të hetuar shkaqet e këtij aksidenti. (a.r/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›