Poni inspektim në "Mangalem", pas rënies së shkëmbit
Z/ministri i Brendshëm Poni ka kryer një inspektim në lagjen “Mangalem” në Berat, pasi një ditë më parë një masiv shkëmbor u shkëput duke rrezikuar banorët. Poni deklaroi se për ndërhyrje duhet bashkërendimi i punës së disa institucioneve.
BERAT- Për tu njohur më nga afër për situatën e krijuar në lagjen “Mangalem” në Berat, ku një masiv shkëmbi u shkëput dhe vuri në rrezik jetën e banorëve mbrëmjen e së mërkurës ka mbërritur në këtë qytet zëvendësministri i Brendshëm Ferdinand Poni. Pas takimit me pushtetarë lokal dhe kërkesës bërë nga prefekti Kostandin Lefta dhe kryetarit të bashkisë Fadil Nasufi për mbërritjen e një grupi specialistësh për të bërë studimin e zonës, Poni ka pohuar se për këtë ndërhyrje do të duhet bashkërendimi i punës të shumë institucioneve e ministrive.
Rreziku në lagjen “Mangalem” më Berat u shfaq fill pas rënies së një masivi shkëmborë nga pjesa e sipërme e lagjes muzeale nga ku për pak sa nuk shkaktojë një tragjedi. Ngjarja ndodhi rreth orës 21 të së mërkurës ku blloku shkëmbor me përmasa rreth 1 metër kub u shkëput nga pjesa e thepisur e kalsë duke përshkruar rreth 50 metra midis shtëpive, por fatmirësisht pa të lënduar në njerëz, përveç dëmeve materiale. Pas ngjarjes bashkia e Beratit kërkojë menjëherë ekspertim të një grupi gjeologësh për të përcaktuar rrezikun e shkëputjes së shkëmbinjve të tjerë nga pjesa e thepisur e kodrës së kalasë.
(a.r/news24/balkanweb)