Gay: Trupat e NATO-s do reduktohen edhe në veri
Prishtinë-Komandanti i KFOR-it, Giuseppe Emilio Gay, ka ritheksuar se NATO-ja është duke planifikuar reduktimin e trupave të veta në të gjithë Kosovën përfshirë këtu edhe veriun. “Nuk mund të them se KFOR-it do t’i largojë forcat e saj nga këtu, por është në fazën e reduktimit të tyre, ndërkaq kjo do të ndodhë edhe në veri”-deklaroi Gay, pas takimit më ministrin e Pushtetit Lokal, Sadri Ferati. Komandanti i KFOR-it theksoi se gjendja e sigurisë në Kosovë është e mirë, por mund të bëhet edhe më shumë në këtë drejtim.
Ndërkaq, ministri Ferati, ka pohuar se me gjeneralin ka diskutuar për projektin që KFOR-i është duke zhvilluar - “Kosova një zonë e zhvilluar”.
Sipas tij, ky projekt është në përfundim dhe, sipas tij, tërë ky potencial do të orientohet nga komunat dhe në bashkëpunim me pushtetin lokal, në mënyrë që qytetarët të përfitojnë sa më shumë nga ky projekt. Ai ka shtuar se në bashkëpunim me KFOR-in do të krijohet një ambient më i sigurt për të gjithë.