E Diel, 1 Nëntor 2026

Bisedimet për decentralizim, drejt fundit

Në fillim të javës që kaloi u mbajt dhe raundi i tretë i bisedimeve për status mes Kosovës dhe Serbisë. Tema që u diskutua ishte decentralizimi si një çështje e rëndësishme në procesin për status. Në lidhje me decentralizimin zevëndësi i kryenegociatorit për status Albert Rohan kishtë pregatitur një document të cilin iu a paraqiti të dy palëve. Dokumenti përmbante propozime në lidhje me decentralizimin. Në takimin e drejtuar nga Numri dy i të ngarkuarve për negociatat Albert Rohan pati mjaft debat. Kesaj radhe ata që ndezën debatin ishin serbët. Propozimet ishin më afër kërkesave të palës kosovare prandaj dhe dicka e tille pritej të ndodhte. Një nga cështjet e trajtura në dokument ishte dhe financimi i komunave me shumicë serbe nga Beogradi. Sipas dokumentit të ndërmjetësuesve ndërkombëtarë financimi mund të behet nga Beogradi porn ë rrugë transparente. Cdo gje duhet të kalojë nga qeveria e Kosovës. Pala kosovare e ka mbështetur në parim draftin e zyrës së Ahtisarit por në të njëjtën kohë ka bërë dhe vërejtjet e duhura. Ndërsa pala serbe ishte ajo që nuk ra dakort për asgje me atë draft. Dokumenti i fundit i ndërmjetësuesve ndërkombëtarë për decentralizimin në Kosovë do të dërgohet në KS-it të OKB-së. Aty do të vlerësohen konceptet për zgjidhjet e ofruara nga të dyja palët. Anëtarët e delegacionit të Kosovës, janë të bindur se edhe ndërmjetësuesit ndërkombëtarë, janë kundër krijimit të etniciteteve të vecçnta në Kosovë. Megjithëse takimi ishte shumë i vështirë, ndër më të vështirët që janë zhvilluar deri tani pala kosovare e cilëson si të suksesshëm këtë raund bisedimesh. Kjo vertëton atq që sa më shumë Kosova i afrohet pavarësisë aq më shumë vështirësohen negociatat. Bisedimet e radhës në Vjenë konfirmuan edhe njëhërë qëndrueshmërinë e parimeve të delegacionit kosovar Në takimi e radhës i cili do të mbahet në 4 Maj do të diskutohet për krijimin e komunave të reja. Me këtë takim sipas anëtarëve të delegacionit të Kosovës pritet të mbyllen edhe bisedat për decentralizimin për të kaluar në çështje të tjera që kërkojnë zgjidhje dhe më pas të kalohet në përcaktimin e statusit final të Kosovës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›