E Diel, 1 Nëntor 2026

Nexhat Daci, poli i ri i politikës kosovare

Prej kohësh pritej dalja e tij. Nexhat Daci, akademiku i heshtur dhe me zërin e hollë, ishte një nfa "viktimat" kryesore të revolucionit post-rugovian në Prishtinë. Daci akuzoi qarqet e huaja dhe sidomos ato amerikane, se e rrëzuan nga posti i kryetarit të Kuvendit.. Gjithsesi, ai e ka treguar se nuk është "një kafshatë"aq e lehtë në fytin e partisë më të madhe kosovare LDK, e cila e qeveris vendin që pas luftës së vitit 1999. Daci kishte kërcënuar se do të shkaktonte një tërmet politik nëse lëvizej nga kolltuku i kryetarit të Kuvendit. Analistët thanë se ai ishte një nga eksponentët që ka lidhje të ngushta edhe me ish-luftëtarët e UÇK-së, aktualisht në grupuar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Madje u aludua që Daci mund të shkëputej nga LDK-ja dhe të formonte një focrë të re të qendrës së djathtë. Gazeta e Prishtinës LAJM, botoi një shkrim para dy ditësh ku evidentonte se Daci ka nisur operacionin për të marrë kontrollin e partisë. Si në çdo focrë politike qeverisëse, edhe në LDK ka grupe dhe fraksione që nuk janë të kënaqura nga ndarja e pushtetit dhe posteve në parti. Ai ka nisur një sulm frontal ndaj njeriut më të fuqishëm në LDK, që është Kolë Berisha, aktualisht kryetar i Kuvendit të Kosovës. Daci ka edhe një mbështetje konkrete edhe nga Rorumi Rinor i LDK-së. Brenda kësaj focre politike, kanë nisur edhe diskutimet lidhur me punën e ministrave, të cilët nuk ndryshuan me as me qeverinë e kryeministrit Çeku. ``Pranvera mund të jetë e nxehtë dhe të sjellë shumë bujë në skenën e trazuar të LDK-së`` thuhet në shkrimin e gazetës Lajm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›