Triumfi i shtetit...ose rroftë polici i mirë!
Katër ditë më parë, me anë të informacioneve të dhëna nga policia shqiptare, në Tetovë të Maqedonisë u arrestua Lulzim Berisha.I shpallur në kërkim prej një muaji nga drejtësia shqiptare, për krime të kryera gjatë të paktën 12 vjetëve, kur ai akuzohet se ka qenë në krye të një prej bandave më të rrezikshme të vendit, e cila është përgjegjëse për 11 vrasje, një pjesë e të cilave me pagesë. Ndalimi i Lul Berishës vetëm dy javë pas prangosjes së bujshme të Alfred Shkurtit (Aldo Bares), është shejë e qartë e një vullneti politik, por edhe teknik, nëse do ta quajmë kështu punën e mirë të policisë dhe prokurorisë, që arriti brenda një kohe të shkurtër të provonte krimet e "të fortit të Durrësit”. Duhet pasur parasysh se njeriu që u arrestua katër ditë më parë, kishte një pasuri disa miliona dollarëshe dhe deri dje edhe pse i ndjekur nga polici të ndryshme asnjëra nuk kishte mundur të provonte prej ardhjen kriminale të këtyre parave (policia gjermane dështoi në provimin e trafikut të 1 toni heroinë apo më shumë se 1 miliard lekë).
Historia e shkurtër e një banditi
Lul Berisha, mendohej se drejtonte që prej 1994 e deri në vitin 2003, një grup prej 30 personash, një pjesë e mirë e të cilëve tani ndodhen pas hekurave. Ai zotëronte prona në Durrës dhe fshihej nën petkun e një biznesmeni, ndërsa ishte shenjestra e përhershme e grupeve rivale, të cilët i kanë marrë jetën pjesës më të madhe të shokëve të tij. Në tërë këto vite ndaj tij nuk ka pasur asnjë akuzë, pavarësisht se dyshohej se kishte dhënë urdhra dhe kishte kryer ekzekutimin e disa personave, kishte trafikuar drogë dhe vajza, e kishte mbajtur nënterror një qytet të tërë. Në vitin 2003, grupi përçahete dhe lufta mes tyre sjell të tjera viktima. Ish anëtarët e bandës tentojnë të ekzekutojnë Lul Berishën, dhe për këtë paguanin shifra deri në 150 mijë dollarë. Në fillim të vitit 2005 e deri dje banda e Durrësit u vu në shenjë të drejtësisë, kjo mori përsipër provimin e krimeve të kryera. 2 muaj më parë, Prokuroria e Krimeve të Rënda sëbashku me policinë kopsitën dosjen dhe organizuan goditjet e para kundër të kërkuarve. Pjesa më e madhe e bandës ranë në prangat e policisë, të djerë si vetë Berisha, u larguan nga vendi për të shpëtuar kokën. Por kohët e triumfit të krimit duket se u ka ardhur fundi. Një punë e mirë e policisë arrin të identifikojë lëvizjet e të kërkuarit dhe ta lokalizojë atë në një apartament në Tetovë të Maqedonisë. Operacioni u organizua menjëherë dhe bëri të mundur arrestimin e Lul Berishës dhe personave që e shoqëronin.
Fundi i të "fortëve”, triumfi i drejtësisë
Olldashi shënoi sërish gol, kjo më shkoi në mendje, ndërsa e shihja të buzëqeshte para kamerave kur po njoftonte arrestimin e Lul Berishës. Edhe kundërshtarët më të rreptë, janë dakort të pranojnë se Ministri i Brendshëm, ka bërë punën më të mirë të mundshme, ai e ka lënë policinë të punojë. E me shumë mundësi ky është avantazhi më i mirë i tij, krahasuar më të gjithë paraardhësit, që duket nuk kanë ndenjur pa futur hundët. Ministri i ri ka zgjedhur një taktikë krejt ndryshe, ndërsa ai është në parlament për të miratuar ligje apo në zyrën e tij për të drejtuar politikat e një ministrie të madhe, punonjësit e policisë që çuditërisht janë po ata të parët madje po ata drejtues, kanë vënë në pranga kapobandat më të tëmerrshëm të kohës, deri dhe ata që mendoheshin se ishin të pakapshëm. Tani mbetet vetëm goditja e fundit ajo mbi kupolën. Nëse shtyllat u rrëzuan, për të rrëzuar këtë të fundit nuk duket të duhet ndonjë mund i madh. Vç nuk duhet lënë në harresë egzistenca e saj, pasi bëhet fjalë për një lloj "kuçedre përrallash"që e rigjeneron veten mjaft shpejt.
Të paprekshimit
Në betejën e shtetit me krimin, ky i fundit është i humbur në rast se shteti futet në lojë me formacionin e vet "të parë”. Shteti shqiptarë u bë kohë që futet në luftë pikërisht me këtë formacion. Krijimi i Prokurorisë e Gjykatës Kundër Krimeve të Rënda dhe strukturës paralele Kundër Krimit të Organizuar në Polici apo i ligjit të antimafias, kanë dhënë që në fillim e vazhdojnë të japin rezultate mjaft të mira, deri dhe të pamenduara. Puna e bërë prej këtyre njerëzve, që kanë pranuar të sakrifikojnë shumë, por të dërgojnë në qeli kriminelët më të kërkuar të vendit ata që deri dje as që i mendonim prapa hekurave. Kjo që po ndodh e që po i kthen besimin e njerëzve në shtet, është padyshime meritë e këtyre individëve. Do doja të përmendja, qoftë edhe një pjesë të emrave të tyre, por ata deri sot kanë mbetur të panjohur dhe as që kanë dashur ndonjëherë të dalin në publik. Sidoqoftë me punën që po bëjnë të gjithë, duhet t'u japim mirënjohje, për prokurorin zgjuar, gjykatësin e rreptë dhe policin e mirë. Fundit fare duhet të krenohemi që u shfaqën në një kohë kur i kishim humbur shpresat se kishim edhe të tillë.
Që në momentin e parë kur po shkruaja këtë m'u kujtuan pikërisht "Të Paprekshimit”, ata që dërguan pas hekurave Al Caponen e famshëm dhe u shëndruan në një mit në SHBA, pak a shumë duket se edhe në Shqipëri është krijuar një bërthamë e tillë. Një grup njerëzish që pak kush i njeh, dora e fshehtë e një shteti që godet krimin pa u dridhur nga frika dhe pa u tunduar nga rryshfeti, e pse jo themeli për krijimin e mitit të "Të Paprekshmëve Shqiptarë”.