Mes ‘‘Paqes'' dhe ‘‘Përplasjes së Civilizimeve''
Në vitin 1993, Samuel P. Huntington nxorri në shtyp artikullin e tij të famshëm ‘‘Përplasja e qytetërimeve''-Forma e ardhshme e konfliktit. Huntington mbron tezën se konfliktet në të ardhmen do të jenë mes civilizimeve që i përkasin kulturave të ndryshme. Një aleancë mes shteteve islamike dhe konfuciane do të sfidojë perëndimin bashkë me interesat dhe vlerat që ai mbart. Fokusi i Huntingtonit bie kryesisht mbi bllokun islamik , sipas të cilit , i ka kufijtë e lyer me gjak. Pa dyshim që hipoteza e mësiperme ka lënë gjurmë në mendjet e akademicienëve e politikanëve. Jo me kot 13 vjet më pas ajo përmendet akoma në forumet ndërkombetare. Për më tepër kriza e krijuar nga karikaturat e profetit Muhamed u duk sikur po e vërtetonte këtë tezë. Rusia dhe Turqia ishin të parat qe reguan ndaj kesaj situate me tendenca te reja ne politikat e tyre të jashtme. Sipas këtyre tendencave ,‘‘përplasja mes civilizimeve'' në thelb te saj ështe e gabuar por ajo po shfrytezohet nga politika duke krijuar keshtu konflikte e kriza mes civilizimeve. Si rezultat , keto konflikte mund te evitohen dhe për më tepër dialogu dhe paqja janë të mundshme.
Me date 29 te muajit mars, ne Rusi u mbajt konferenca e cila kishte per qellim krijimin i nje ‘‘grupi me vizion strategjik''qe do te sherbeje per te forcuar lidhjen mes Rusise dhe shteteve islamike. Duhet theksuar se federata ruse me nje popullsi 142 miljon banore ka te pakten 20 miljone banore te fese islame. Aktualisht ajo ka statusin e vezhguesit ne Organizaten e Konferences Islame. Primakov, presidenti i Dhomes Tregtare te Rusise eshte iniciatori i ketij projekti ambicioz. Nepermjet dialogut nderkulturor dhe lidhjeve ekonomike me 18 vende te bllokut te shteteve islame, ky projekt synon te sjelle paqe dhe tolerance te cilat do te parandalojne ‘‘perplasjen mes civilizimeve''. Sipas Primakov radikalizmi dhe konfliktet ne shtetet islamike jane rezultat i politikes dhe jo fese. Rrenjet e terrorizmit kane burime te ndryshme qe duhet studiuar pa marre si reference fene dhe kulturen. Eshte e gabuar te ndash boten ne blloqe kulturore e fetare sepse kjo nuk sjell gje tjeter vç se krisjen mes tyre. Me date 31 mars nisi implementimi i ketij projekti ne Jordan dhe ne te moren pjese akademiciene, mbeshtetes te fese islame e te krishtere dhe gjithashtu politikane e diplomate te vendeve te ndryshme. Duhet theksuar se ky projekt i ish kryeministrit Primakov, mbeshtetet nga shteti rus dhe pritet te kthehet ne nje nga prioritetet e politikes se jashtme te Rusise sebashku me projektet e saj te reja me karakter ekonomik ne rajon. Mbledhja e rradhes do te organizohet ne muajin gusht te ketij viti ne Tataristan.
Turqia , anetare ne Organizaten e Konferences Islame dhe me statusin e vezhguesit ne Ligën Arabe, po ndjek një politikë të ngjashme me Rusine ne politiken e saj te jashtme. Gjate dates 28-29 mars po te muajit mars, u mbajt ne kryeqytetin e Sudanit samiti i Liges Arabe ku fjalimi i kryeministrit turk Erdogan lidhej gjithashtu me tezen e Huntingtonit. Sipas tij termi ‘‘perplasja mes civilizimeve''duhet te zevendesohet me termin ‘‘aleance mes civilizimeve''. Kryeministri turk theksoi se terrorismi ka karakter universal, pa race, pa ngjyra, dhe pa fe. Te gjithe jane te rrezikuar nga ky fenomen ndaj sot me shume se kurre bota ka nevoje per nje politike paqesore te bazuar ne dialogun mes kulturave. Ndryshimet nuk duhet te kthehen ne burime konfliktesh duke u shfrytezuar nga forca e grupe te caktuara por perkundrazi te perdoren per te forcuar e pasuruar me teper lidhjet mes kulturave. Aktualisht, ne politiken e saj te jashtme ,Turqia kerkon te forcoje lidhjet e saj si me BE-në në perëndim ashtu edhe me bllokun e shteteve islame në lindje duke zgjedhur të kooperoje si në fushën ekonomike ashtu edhe në atë politike. Një rajon i qetë për Turqinë është i shume i nevojshem per te vazhduar ne rrugen e zhvillimit ekonomik dhe per te mos ulur fluksin e madh te turisteve te huaj.
Si Rusia ashtu edhe Turqia me politikat e tyre të jashtme kërkojne të kthehen në faktorë të rendësishëm në arenën ndërkombëtare. Të dyja këto shtete nënvizojnë idenë se konfliktet nuk kanë karakter kulturor e as fetar por politik. Ndaj një bashkëpunim i ngushtë dhe krijimi i një sistemi të përbashket ekonomik dhe politik do të jete i frytshëm. Por sa do te arrijne keto tendenca te reja me natyre paqesore e universale te mbijetojne e sfidojne tezen e Huntingtonit dhe nese do te arrijne ato te ulin tensionin mes lindjes dhe perëndimit mbetet ende një dilemë. Pergjigjen do ta zbulojë vetëm koha.
*Marrdhëniet Ndërkombëtare, Universiteti Teknik i Lindjes së Mesme, Ankara, Turqi