Surprizë e pritshme?
Elbasanit po i shpëton trofeu i kampionatit nga duart??? Kjo mund të thuhet pas rezultateve të javës së 31 të Superligës. Verdheblutë ka fituar në fushën e vet daj Teutës 2-0. Por kjo nuk I bën elbasanasit të paprekshëm pasi Tirana e vëndit të dytë gjëndet vetëm 3 pikë larg. Kërcënimi është mëse eminent për elbasanasit të cilët mezi e presin këtë trofe pas 22 vitesh. Ndërkaq bardheblutë, kampionë në fuqi, po tentojnë të justifikojnë besimin e lëkundur të tifozëve me rezultatet e paraqitjen jo të mirë të fazave të para të sezonit. Kështu lufta për titullin kampion mbetet të bëhet vetëm mës këtyre dy ekipeve, dhe ndoshta do të shihet qartë në përballjen direkte Tirana – Elbasani. Nga ana tjetër Partizani nuk përbën më kërcënim pasi gjëndet 5 pikë larg nga vëndi i dytë por edhe në ndeshjet e fundit nuk po bën një paraqitje të mirë. Një faktor tjetër që dëmton të kuqtë është edhe pezullimi prej 12 javësh kapitenit Bylykbashi, I cili është edhe një nga shtyllat kryesore të ekipit. I eliminuar edhe nga Kupa e Shqipërisë, Partizanit i mbetet vetëm të shpresojë në një mrekulli për arritjen e vëndit të dytë, nëse nuk do të kënaqet me kupën Intertoto. Edhe për këtë të kuqtë kanë një rival kryesor që është Dinamo e cila ndoshta ka marrë mbi vehte vërtëtë karakterin e një nëndetësjeje, sic jemi mësuar ta dëgjojmë të thirret nga tifozët e saj. Sa I përket ndeshjeve të tjera të kësaj jave, është për t'u përmendur ajo mes Shkumbinit dhe besës. Peqinasit arrijnë të mbijetojnë falë sakrificës së të gjithë lojtarëve që në përballë besës fituan me një gol.
Thuhet gjithnjë se futbolli është i bukur sepse është I paparashikueshëm, e kur luhet në Shqipëri, mund të priten edhe më shumë surpriza. Në 5 javët e mbetura të Superligës shumë gjëra mund të ndryshojnë sërish.
Thuhet gjithnjë se futbolli është i bukur sepse është I paparashikueshëm, e kur luhet në Shqipëri, mund të priten edhe më shumë surpriza. Në 5 javët e mbetura të Superligës shumë gjëra mund të ndryshojnë sërish.