Berisha: Ramës kur i 'ngecin' rrugët në fyt, pranon se i duhen vendit
SHIJAK- Kryeministri i vendit Sali Berisha gjatë prezantimit të kandidatëve për deputet në Shijak, shprehu mirënjohjen që banorët i kanë dhënë ndër vite PD-së. Kryeminitri përmendi disa nga arritjet e qeverisë theksoi se Shqipëria falë reformave ishte i vetmi vend që nuk ra në recension.
“Këto vite ne së bashku kemi shkruar dis nga kapituj më të mirë të historisë tonë kombëtare, u bëmë anëtarë të NATO, firmosëm kontratën me BE, marrëveshjen e stabilizim associmit, merituam heqjen e vizave, rekomandimin për statusin e kandidatit. Këto vite me punën, mundin dhe djersën tuaj, përkushtim e madh, ne ja dolëm ta nxjerrim Shqipërinë nga balta, kemi asfaltuar mbi 10 mijë km rrugë, kemi ndërtuar dhe rindërtuar mbi 1300 shkolla, kemi rritur dhe dyfishuar pensionet në fshat, Kemi rritur rrogat e mësuesve mjekeve dhe infermierë” tha ndër te tjera Berisha.
“Këto vite kemi bërë gjithçka për një shtetësi moderne, nuk është arritur më e mira, por dua tu jap këtu 3-4 të dhëna që bëjnë krenar cdo grua, burrë dhe të ri. Sepse sot, fëmijët e porsalindur kanë të njëjtin shans jetese që kanë në vendet e zhvilluara të Evropës, ndërkohë që vetëm pak vite me parë këto shanse ishin dy herë më të ulëta, sepse nënat tona shtatzëna sot kanë një jetë më të sigurtë nga lindja sesa gratë në shumë vende të zhvilluara. Sot ne burrat dhe gratë e këtij vendit. Kemi jetëgjatësinë nga lindja më të madhe se 9 vende të zhvilluara të BE”, shtoi Berisha.
vijon....